Rusia manipulon dhe Wikipedian për rrëzimin e avionit MH17

Postuar në 19 Korrik, 2014 14:54

Rusia dhe Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për kufijtë por tani po luftojnë dhe në Wikipedia.

Në një kohë kur presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe ai rus, Vladimir Putin publikisht akuzojnë njëri-tjetrin për ngjarjen, në internet luftëtarët e tyre kanë nisur lojën e akuzave.

Fillimisht një adresë me IP me bazë në Kiev ka përpunuar të dhënat në Wikipedia duke shtuar se, “MH17 u rrëzua nga terroristët e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk.

Në më pak se një orë, të dhënat janë përpunuar sërish, këtë herë nga një adresë me IP në Moskë, që shkruan se, “Avioni është rrëzuar nga ushtarët ukrainas”.

Lufta e përpunimit të të dhënave në Wikipedia është një gjë normale pasi ndodh shumë shpesh, por këtë herë IP në Moskë i përket qeverisë ruse.

S.S

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Wikipedia mund te ndryshohet nga kushdo,mjafton qe lajmi te kete nje burim dhe mund te ndryshosh artikuj ose te krijosh te rinj,ska ansje problem!</p><p>Ne Wikipedia per Shqiperine shkruhet qe 6% e popullsise eshte greke hahahhaha</p><p>Wikipedia nuk eshte burim i besueshem,pasi kushdo mund te fuse duart,mire do ishte qe te kerkohej gjithmone nje burim alterantiv informacioni per te qene i sigurte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.