Beqaj në Lazarat: Gjendja shëndetësore e banorëve e njëjta me çdo zonë të vendit

Postuar në 19 Korrik, 2014 05:18

Nga Lazarati, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaron se gjendja shëndetësore e banorëve të kësaj zone është normale. Beqaj ka vizituar Lazaratin me rastin e restaurimit të qendrës shëndetësore në këtë komunë.

 “Situatë epidemiologjike e njëjtë me çdo zonë tjetër të vendit”, tha ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Marijuana konsiderohet si një nga drogat që dëmtojnë shëndetin më shumë se duhani, por ministri ka konfirmuar se prania e kësaj bime nuk ka lënë as një pasojë te banorët e fshatit Lazarat.

Punëtorët ishin ata që vuanin më shumë gjatë përpunimit të bimëve narkotike. Rreth 700 punëtorë, gra e vajza të reja, janë paraqitur vitin e kaluar me probleme të shumta shëndetësore pranë spitalit rajonal “Omer Nishani”. Sipas mjekëve të spitalit të Gjirokastrës në atë kohë, shqetësimet ishin të natyrës kardiovaskulare dhe alergjike, të vjella, dhimbje në stomak dhe presion të lartë gjaku. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.