Merkel dhe Putin, marrëveshje për hetim ndërkombëtar dhe të pavarur për “Malaysia Airlines”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin ranë dakord që një hetim ndërkombëtar dhe i pavarur për avionin malajzian të rrëzuar në Ukrainën lindore. Merkel dhe Putin pajtohen që ky hetim të jetë nën drejtimin e Organizatës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar.
Kjo marrëveshje mes tyre është bërë në një bisede telefonike mes dy drejtuesve të cilët ranë dakord që një komision ndërkombëtar dhe i pavarur të ndërmerret sa më shpejt në vendin e aksidentit të avionit “Malaysia Airlines” për të zbardhur rrethanat e rrëzimit. Kancelarja i ka kërkuar edhe njëherë presidentit rus, Putin të ushtrojë influencën e tij mbi separatistët për të arritur këtë objektiv”, thuhet në një komunikatë të qeverisë gjermane.
“Kancelarja e konsideroi pozitiv faktin që Rusia është e gatshme të dërgojë përfaqësues për të marrë pjesë në hetim”, shkruan Kremlini sërish në një komunikatë të shpërndarë për mediet. Berlin shtoi gjithashtu, se dy drejtuesit kishin rënë dakord për zhvillimin sa më shpejt të një takimi të drejtpërdrejtë të grupit të kontaktit duke përfshirë përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë dhe OSBE-së për të arritur një armëpushim. S.S
Add new comment