Arrestohet grupi kriminal i parave false nga Zvicra, shfrytëzonin për shpërndarje përdoruesit e drogës

Drejtoria e Krimit Ekonomin në policia e Tiranës ka sekuestruar sot një sasi prej 5 mijë dollarësh me prerje 100 dollarësh false gati për t’u hedhur në treg. Dollarët, mendohet se futeshin në Shqipëri nga Zvicra nga një grup kriminal i cili shfrytëzonte përdoruesit e drogës për të nxjerr në treg dollarët fals.
Policia thotë se operacioni i koduar “Distinktivi” u finalizua sot me arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Nasufi dhe H. Taka. Dy përdoruesit e drogës përdoreshin për të këmbyer dollarët falsë në një pikë këmbimi valutor ndërsa dy shfrytëzoheshin i prisnin me makinë jashtë.
Gjithashtu u zbulua edhe një autor tjetër pjesë e këtij grupi, Erion Piraçi i cili ishte arrestuar më herët nga policia. Ky i fundit mendohet se ka futur sasinë e dollarëve false në vendin tonë nga Zvicra. S.S
Add new comment