“Panorama”: Urdhëri i Didit, policëve u hiqet dreka

Gjatë tetorëshit të shërbimit asnjë punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe i njësisë “Shqiponja” nuk do të ketë mundësi të konsumojë drekën apo darkën pa mbyllur orarin e punës. Një urdhër i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë u ka hequr mundësinë e pushimit prej 45 minutash që efektivët e terrenit kishin të parashikuar në rregullore dhe e shfrytëzonin për t’u ushqyer.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme thanë se numri një i Policisë, Artan Didi, e ka justifikuar vendimin e tij me masat e programuara për sezonin turistik, ku parashikohet fluks më i madh pune dhe efektivët duhet të jenë çdo minutë në shërbim. Për të verifikuar nëse ky urdhër gjen zbatim apo jo, Artan Didi u ka lënë detyrë punonjësve të Drejtorisë së Inspektimit, të cilët mbajnë shënim të gjitha rastet kur konstatojnë ndonjë polic duke ngrënë drekë apo darkë në lokal.
http://www.panorama.com.al/2014/07/20/urdhri-i-didit-policeve-u-hiqet-dreka/
n.k
Add new comment