OSBE: Marrëdhëniet etnike në Maqedoni, kritike. Nuk mjafton që incidentet të trajtohet thjeshtë si çështje sigurie

OSBE vlerëson se marrëdhëniet etnike në Maqedoni janë tejet kritike dhe se do të jenë të tilla dhe në vijim. Një gjë të tillë e ka thënë Komisionerja e lartë për Komunitetet Astrid Thors, e cila raportoi në Vjenë, pas vizitave të krerëve politikë në Maqedoni. “Alsat” në Maqedoni raporton se Thors i kërkoi qeverisë që këtë mandat të ri ta orientojë më së shumti tek dialogu dhe bashkëpunimi etnik, i cili është një nga elementët kyç të stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit.
“Polarizimi etnik i shoqërisë ishte në qendër të diskutimeve të mia me lidershipin politik në Shkup, gjatë muajit Qershor. Fatkeqësisht, tendencat drejt ndarjes janë duke u konsoliduar më shumë dhe incidentet po marrin një aspekt ndër-etnik. T’i adresosh këto incidente, si thjesht çështje sigurie, nuk mjafton. Edhe pse kjo është më se e qartë për liderët politike, nuk ka një marrëveshje mbi mënyrën se si duhet adresuar kjo çështje. Unë vizitova qeverinë, duke kërkuar që ajo të përdorë mandatin e ri të saj, për të punuar drejt dialogut dhe bashkëpunimit përtej spektrit etno-politik. Kjo është një nga kushtet për ndërtimin e konsensusit politik” theksoi Thors.
Për më shumë: http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/17781-osbe-marredheniet-etnike-ne-maqedoni-teper-te-renda.html
n.k
Add new comment