Peticion në Francë kundër kontratave të dhënies së “mitrës me qera”. Mes firmëtarëve edhe Jacques Deloir dhe Lioner Jospin: “Njerëzit nuk janë sende”

Postuar në 17 Korrik, 2014 14:43

Disa intelektualë në Francë kanë ndërmarrë një nismë publike e cila sot ka arritur numrin e 5000 të firmëtarëve. Rreth 60 intelektualë dhe politikanë francezë, përfshirë Jacques Delors dhe Lionel Jospin, kanë hartuar që në datën 14 korrik një peticion kundër asaj që njihet si “dhënia e mitrës me qera”. Ata i kërkojnë presidentit të vendit, Francoise Hollande që “t’i kundërvihet publikisht njohjes juridike të kontratave të pseudonënës”. (madre surrogata). Kjo sipas tyre është kundër parimit të respektit për personin, si të femrës që bart fëmijën kundrejt një komisioni, ashtu edhe ndaj fëmijës. Çështja është shumë delikate, jo vetëm për shkak të karakterit të vet, por edhe sepse siç bëhet e ditur, në datën 26 qershor, Gjykata Europiane ka dënuar Francën që nuk ka rregulluar në legjislacion kontratat e “mitrës me qera”. “Qeniet njerëzore nuk janë sende”, thuhet në peticion.

http://www.avvenire.it/Vita/Pagine/Francia-petizione-socialista-no-a-mad...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.