"Fshehja e pasurisë, Gjin Gjoni merret për dy orë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit

Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi, janë marrë në pyetje nga njësia Task-Forcë, pranë prokurorisë së Elbasanit, lidhur me procedimin penal të nisur ndaj tyre për akuzën e “fshehjes së pasurisë” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme për “Shqiptarja.com”, të cilat shpjeguan se anëtari i KLD-së, njëherësh gjyqtari i Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, ka dhënë shpjegime për rreth dy orë, ku ka treguar se nuk ka shkelur asnjë ligj për deklarimin e pasurisë së tij dhe bashkëshortes, me të cilën para disa muajsh ka qënë bashkëaksioner në disa kompani tregtare si “Bio Gourmet”,“Albcos-Albanian Cosmetics”.
Gjoni akuzohet për fshehje pasurie me vlerë mbi 2 milionë euro. Ai është kthyer ditët e fundit në shëmbëlltyrën e korrupsionit që ekziston në sistemin e drejtësisë shqiptare.
S.S
Add new comment