Një rast tjetër sui generis. Kështu e vlerëson PDIU-ja zonën e Sarandës dhe të Delvinës në kuadër të reformës administrative

Gazeta “Shqip” i ka lënë sot gati një faqe propozimit të Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim për ndarjen e re territoriale, posaçërisht për çështjen e Konispolit. Ndonëse parimisht mbetet disi e vështirë për t’u përligjur se përse propozimit të PDIUsë- i jepet një hapësirë kaq e madhe, sërish ai ka interes publik. PDIU-ja në kërkesën e saj bën thirrje që ndarja e re e propozuar, të mos e trajtojë Konispolin si territor brenda bashkisë së Sarandës, por si bashki me vete. Dhe çfarë duhet të përfshijë kjo bashki sipas partisë së Shpëtim Idrizit? Në një hapësirë të vetme aty duhet të përfshihen bashkia Konispol, komuna Markat, komuna Xarë dhe fshatrat Pandelejmon, Sopik dhe Vargalat të komunës së Livadhjasë. Për atë që njeh zonën mund të kuptohet pesha ekonomike që fiton kjo njësi e re, si dhe burimet që vihen në dispozicion të saj. PDIU thotë se kështu ka qenë kjo punë në kohën e mbretërisë dhe ecën më tej me bashkinë e Sarandës, për të cilën ka propozime të reja. Natyrisht PDIU-ja ka interesa elektorale direkte në zonën e Sarandës, për shkak të përqendrimit të komunitetit çam aty, por ndarja e re e propozuar është disi e fryrë shumë për rolin e kësaj partie, ndonëse bashkimi i Konispolit me Sarandën vështirë se i qëndron logjikës dhe kërkesa e PDIU-së në një plan është e drejtë. Ajo që duhet theksuar është se teksa kërkon këtë ndarje në emër të interesave të veta, PDIU-ja bashkë me subjekte të tjera, nuk pranojnë ta kuptojnë këtë të drejtë edhe për një zonë si Himara, pjesë e komunitetit të së cilës kanë shprehur kërkesa për mosbashkim me zonën e Labërisë. Por edhe për këtë qasje ka një “argument”: “Zona e Sarandës dhe e Delvinës që nis nga Konispoli dhe përfundon në Himarë, është një hapësirë sui generis në reformën e re administrative”, përcjell “Shqip” mendimin e PDIU-së.
s.z
Comments
Me pak fjale PDIU kerkon 25

Me pak fjale PDIU kerkon 25 njesi me shume,kaq njesi mendohet ti kete e gjithe Shqiperia,keta i duan vetem ne qarkun e Vlores....hahahahhahaha!

Keni marre leket nga ambasada
Keni marre leket nga ambasada greke qe e keni me kaq merak ju se me sa di une himara dhe vranishti dhe lukova kane qene nje kaza ne perandorine otomane ku ishin autonome. ndersa cameria ka qene shqiptare dhe e vecante gjithnje.
S.Z. - autori i artikkulit

S.Z. - autori i artikkulit eshte gje zedhenes i Ambasades Greke? Se shume paralelizma po hiqni vend e pa vend.

Te shtuquajturit "grek" te Himares e kane hallin se Vranishti dhe rrethinat na qenkan myslymane, se po ti vaftiste z.Janulla behen te hajrit dhe nuk ka problem asisoj. Argument me qesharak se "jane te nje feje tjeter" nuk mund te gjenin. Ne fund te fundit ky shtet i poshter eshte si eshte e ka emrin Shqiperi dhe vendosin shqiptaret. Jashte kufijve nuk i ka pyetur kush shqiptaret, keshtu qe nuk kemi pse pyesim greket se si e bejme ndarjen e brendshme territoriale.

Autori te tregoje pak respekt dhe te vere emrin e plote, se nuk eshte aq i famshem sa mendon qe njerezit ta njohin vec nga inicialet.

Me konsiderate,

N.S.

Add new comment