Shifra e 1 milionë të papunëve shfaqet në Itali. Ndërkohë 13 milionë me punë jostabël

Postuar në 16 Korrik, 2014 04:37

Ish-opozita socialiste, sot mazhorancë në pushtet, arriti deri diku të legjendonte ‘insertin’ politik të 1 milionë të papunëve në Shqipëri. Është një e dhënë që mbetet e pakonfirmuar në rrugë zyrtare,  e me gjasë një e dhënë që edhe vetë ish-opozitarët ndoshta nuk e kanë besuar plotësisht. Kjo edhe për faktin se në analizën e 300 ditëve të para të qeverisjes, qeveria aktuale u krenua me faktin se ka hapur 42 mijë vende pune. Kjo parantezë e statistikave që vijnë nga politika mund të marrë një përgenjështrim të tërthortë nga një shifër që vjen nga Italia, e cila mund të shërbejë gjithsesi për karahasim. Kështu “ANSA” njofton se në 6 vjet krizë ekonomike, në Itali kanë humbur vendin e punës 1 milionë njerëz. Ndërkohë që një në tre persona ka qenë subjekt i mossigurimit, teksa 13 milionë njerëz kanë punë jo stabël.

http://www.ansa.it/sito/notizie/economia/2014/07/16/lavoro-perso-1-mln-p...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.