Edhe njëherë 'koha e Gjermanisë'. Rasmussen: “Gjermania është e fortë dhe duhet të marrë rol aktiv. Është përcaktuese për të ardhmen europiane”

Postuar në 16 Korrik, 2014 11:37

NATO-ja dhe me gjasë Perëndimi në përgjthësi po kërkojnë nga Gjermania që të marrë një rol të ri ushtarak. E kufizuar deri më tani në aktivizimin e saj ndërkombëtar na planin ushtarak për shkak të së kal;uarës së saj në Luftëne  Dytë Botërore, Gjermanisë duket se i ka ardhur sërish ora të dalë në skenë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar në një intervistë për “Der Spiegel” se “ka ardhur tanimë koha që të zhvillohet ky debat”. “Gjermanët janë ende të vetëdijshëm për të kaluarën e tyre dhe ndaj janë edhe të rezervuar kur vjen puna për angazhimin ndërkombëtar. E respektoj këtë pozicion. Në të njëjtën kohë Gjermania është bërë një aktor kaq i rëndësishëm në skenën ekonomike dhe politike botërore, saqë ajo thjesht nuk mund të tërhiqet kur vjen puna për çështjet ndërkombëtare. Gjermania është e fortë dhe gjithkush pret që ajo të marrë një rol aktiv. Kjo gjë është përcaktuese për të ardhmen e Euroës”, ka thënë Rasmussen. Një mesazh ky padyshim thelbësor dhe që reflekton realitetet e reja ndërkombëtare.

http://www.spiegel.de/international/germany/nato-chief-rasmussem-urges-s...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.