BE-ja nis procesin “kundër” Facebook dhe Whatsapp. Do të verifikohet nëse kanë krijuar situatë monopol

Blerja prej 19 miliardë eurosh që Facebbok i bëri shërbimit Ëhatsapp nuk duket se do të kaloljë kaq lehtë në Europë. “Deutsche Welle” shkruan sot se për këtë çështje, që shihet si krijim i situatës monpol në treg, ka nisur të veprojë edhe Komisioni i BE-së dhe komisari për konkurrencën. Ata do të bëjnë “verifikime për fuzionimin e Facebook dhe Whatsapp, sepse disa sipërmarrje interneti e ndjejnë veten të kërcënuar prej sipërmarrjes së re”, shkruan “DW”. Mirëpo vetëm në Gjermani Whatsapp ka mbi 30 milionë përdorues, kurse në mbarë botën 450 milionë të tillë. “Fuzionimi i sipërmarrjeve shoqërohet zakonisht me kontrollin e juristëve që merren me të drejtën e karteleve dhe që shohin nëse me këtë fuzion firma krijon një monopol dhe mund të diktojë ndër të tjera edhe çmimet për të tjerët”, sqaron “DW” procesin e nisur që po përfshin edhe një çështje të ndjeshme siç është monopolizimi i të dhënave.
http://www.dw.de/a-është-facebook-monopolist-të-dhënash/a-17788677
s.z
Add new comment