Analiza e 300 ditëve, Rama thekson reformën në drejtësi dhe bën personazh gjykatësin “Xhin Xhoni”

Postuar në 14 Korrik, 2014 09:33

Në analizën e 300 ditëve të qeverisjes së koalicionit qeverisës PS-LSI, kryeministri Edi Rama renditi disa nga arritjet e qeverisë në fusha të ndryshme, duke u kujdesur të pohojë se kjo nuk është një paradë suksesesh. Rama ndërkaq u ndal në marrëdhënien me institucionet si Presidenca dhe prokuroria e përgjithshme, duke thënë se nuk është “i lumtur” nga marrëdhënia dhe komunikimi me to, por nga ana tjetër mazhoranca nuk ka për t’u sjellë me institucionet e pavarura si qeverisja e kaluar. Në veçanti Rama u ndal tek reforma në drejtësi, ku bëri personazh të fjalës së tij gjykatësin Gjin Gjoni. “Nuk kam asnjë gjë personale me këtë njeri, por më habit fakti se përse emri i tij është kaq i njohur nga zyrtarë të lartë të huaj, që ia dinë emrin si gjyqtar”, tha Rama. Sipas tij, është e patolerueshme që korrupsioni në sistemin e drejtësisë të mbetet i pandëshkuar. Kjo sipas tij do penalizojë anëtarësimin e shqiptarëve e Shqipërinë në BE.

“Si mund të toleroj Gjin Gjonin, që zyrtarë të lartë të huaj i dinë emrin e Gjin Gjonit, e shqiptojnë në anglisht. Cfarë arsye kanë që një Aleancë e tërë e Jashtme Euroatlantike i di emrin Gjin Gjonit. Nuk e kam personale me të, por Gjin Gjoni bën martirin se po e luftojnë për arsye politike, është fenomenale kjo gjë”, theksoi Rama.

a.k

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

E me mire mos u bej kaq nevrik dhe ti. Ja ishte Ilir Meta burre i keq, kaloi ca kohe dhe u be prap burre i mire. Edhe ky Arben Ndoka po ashtu.

Me tere kete shpirt falje qe ke ti, Xhin Xhoni do e gjej nje shans te dyte.

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Kjo sipas tij do penalizojë anëtarësimin e shqiptarëve e Shqipërinë në BE."

o injoranca kryeministrore!!o lirindas me bllok në duart e metës!!!
më parë gjin gjonat,na penalizojnë çdo ditë,me korrupsionin e tyre!me nxitjen e kriminalitetit,me interpretimin e keq të ligjit!!e ashtuquajtura drejtësi shqiptare po shkatërron çdo gjë që mund të bëhet në përparimin e vëndit!!

më pas dhe diku nga fundi na pengon dhe për antarsimin në BE!!

nuk është parsore për shqipërinë antarsimi në BE,or tyç,or injorancë kryeministrore!!parësore është krijimi i bazës,ekonomisë,sigurisë në shqipëri!!populli nuk ushqehet me antarsim në BE,por me ushqime!!që ti blejë këto ushqime duhet të punojë,që të punojë duhet të ketë vënde pune,që të ketë vënde pune duhet të ket prodhim,që të ket prodhim duhet të ket investime,që të ket investime duhet të ketë siguri për investitorët,që të ket siguri për investitorët duhet të ketë ligje,që të ketë ligje duhen krijuar dhe zbatuar,që të zbatohen duhet të kesh një drejtësi të drejtë e jo të korruptuar e kështu në pafundësi deri tek ti dhe klasa politike(e krimbur deri në palcë)që ti përfaqson në krye të shtetit!!

kështu o injorancë kryeministrore,gjin gjonat ilir metat e turrli ndyrsirash të tilla duhen pastruar për të filluar ecjen tonë!!jo si thua ti "drejt BE"por me këmbët tona!!antarsimi në BE me të vërtet na ndihmon,por nuk është ai që duhet të jet parësor!!pa punën tonë nuk kemi për të ecur as me BE e as dhe po të ishim në duart e zotit!!hiqe nga koka dhe goja parësinë e antarsimit dhe fol për të punuar vetë!po punuam vetë nuk do të kërkojmë të jemi si ata zogjt e qyqes që rriten nga të tjerët!do të përparojmë dhe do të na kërkojnë të antarsohemi në BE!nuk do të kemi nevojë ti lutemi,nuk do të kesh nevojë tu lëpish bythën!do të ken interes ata!!

këto broçkulla mund ti lëshosh në shqipëri se ata të BE nuk i hanë!!janë kapitalist ata o injorancë kryeministrore!!

aaaa mor 18 vjeçar që po rron prej 50 vjetësh,trap mbete si atëherë!në fund të adoleshencës,tru fyçkë!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.