Dokumenti për “manovrat” e Porto-Romanos: Ja skema e familjes Berisha për të fituar me trojet

Familjarët e kryeministrit blejnë një tokë të helmuar dhe kënetore, shefi i qeverisë merr një vendim që ja shumëfishon vlerën truallit dhe të gjithë dalin të fituar. “Balkaninsight” i është rikthyer çështjes së Porto Romanos, duke siguruar dokumente të shit-blerjeve të tokave ku familja Berisha dhe rrethi i ngushtë i tyre fituan miliona nga pazaret me Fazlliç. Dokumentet që ka siguruar BIRN implikojnë familjen e ish-kryeministrit, dhëndrin dhe vajzën, Jamarbër e Argita Malltezin. Sipas dokumenteve, në nëntor 2006, vajza e Berishës, Argita dhe kolegia e zyrës avokatore Flutura Kola, blenë tokë me 10 euro për metër katror, dy herë më shumë se sa vlera e tregut në zonën e kënetore të Porto Romanos. Toka rreth 14 hektarë u ble në kufijtë e një ‘parku energjetik’ të vogël të lidhur me portin, për t’iu rishitur biznesmenit të dyshimtë boshnjak dhe këshilltar të Berishës gjatë zgjedhjeve, Damir Fazlliç, i cili i pagoi më shumë se sa katër herë çmimin e tregut – 18 euro për metër katror”. Në atë kohë, Berisha Kryeministër mori një vendim kryeministror për të lëvizur kufirin e parkut energjetik, duke përfshirë aty dhe pronat e reja të Fazlliçit, vlera e të cilave u shtua automatikisht. Nëse planet e tij për të zhvilluar zonën në një terminal nafte me vlerë 70 milionë euro do të vijonin, ai do të fitonte dhjetëra milionë euro.
a.k
Comments
Ore per cfare na i publikoni
<p>Ore per cfare na i publikoni keto lajme per te na shkaterruar neuronet. A futen ne burg keta? Jo. Atehere me mire mos i publikoni se ne nje sistem si ky i yni sa me injorant te jesh aq me i lumtur je. Sa me mire ta njohesh rrumpallen aq me i prirur per stres e depresion je. Prandaj e dime qe e beni ne emer te transparences por kur transparenca thjesht nuk vlen atehere eshte e kote. Ketu qelbesira eshte bere sistem dhe sistemi mbahet nga qelbesirat. Nuk ka rrugdalje fatkeqesisht.</p>
O Edi Rama i vare leshte
<p>O Edi Rama i vare leshte Rilindjes. Nuk kane per te pare shtet te se drejtes ndonjehere shqiptaret per sa kohe zgjedhim mashtrues ne krye te vendit. Cfare u be me reformen ne drejtesi? Cfare do behet me keta shpellaret barbare serbe qe po na rrjepin te gjalle?</p>
Do futet ne burg apo jo, kaq
<p>Do futet ne burg apo jo, kaq eshte ceshtja?</p>
Add new comment