Vrasja e Artan Santos, bie pista e Gjozëve. Prokuroria do kërkojë për ta vetëm “detyrim paraqitje”

Postuar në 14 Korrik, 2014 07:50

Nesër Gjykata e Tiranës do të ndryshojë masën e sigurisë për kushërinjtë Saimir e Klodian Gjoza, të arrestuar nën dyshimin se kanë lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo, duke qenë se Prokuroria do të kërkojë për ta “detyrim paraqitje”, njofton Ora News. Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit bëjnë me dije se është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për kushërinjtë, pasi në datën 30 qershor kjo gjykatë vendosi t’i lërë në burg për 15 ditë. Ende nuk është sqaruar nga raporti i policisë shkencore nëse shenjat e barutit gjetur në duart e Gjozëve janë të lëna nga armë apo nga puna që ata kryejnë në një servis makinash. Saimir dhe Klodian Gjoza u arrestuan në zonën e Fushë-Krujës pas vrasjes së Artan Santos, pasi në servisin ku punonin u gjet një motor i ngjashëm me atë që u përdor në atentat. Por, pas ekazaminimeve të ekspertëve u pa që dy motorat kishin ndryshime, ndërsa hetimet e tjera përforcojnë mungesën e lidhjes së tyre me ngjarjen.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.