Kërkimi i thesareve në Mokër, ngecin hetimet për Imamin. Prokuroria: Nuk gjejmë dokumentet

Dosja e kërkimit të thesarit në zonën e Mokrës në Pogradec dhe ajo përdorimit të ushtrisë si roje për kampionatin e peshëngritjes nga ana e ish ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, kanë mbetur në vend numëro pasi prokuroria kërkon më shumë dokumente nga Ministria e Mbrojtjes, thotë gazeta Shqip. Deri më tani, nuk është bërë e mundur gjetja e dokumenteve apo urdhrave të titullarëve. Burimet nga Prokuroria e Tiranës pohojnë për Shqip se për të përcaktuar përgjegjësitë penale për të kallëzuarit, apo edhe për të dyshuarit, duhen më shumë fakte. “Kemi kërkuar të dhëna shtesë nga Ministria e Mbrojtjes. Të gjithë personat e pyetur kanë deklaruar se kallëzimi është bërë në bazë të thashethemeve”, pohojnë burimet nga akuza. Ndërkohë, për kallëzimin e përdorimit të ushtrisë si roje në një kampionat peshëngritje, akuza thotë se deri më tani nuk ka konstatuar ndonjë përgjegjësi penale, pasi edhe kallëzimi thotë se “kanë shkelur Kushtetutën”. Në një procedim penal, vijon akuza, nuk mund të marrësh persona të pandehur vetëm se kanë shkelur Kushtetutën, ndërsa do të duhen fakte apo prova të tjera për t’u vërtetuar përgjegjësi penale.
Lexoni më shumë në: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/07/14/kerkimi-per-thesar-ne-moker-prokuroria-nuk-gjen-urdhrat-e-imamit/
a.k

Comments
Si gjithmone shume gjurme per
<p>Si gjithmone shume gjurme per hic gje. Tashme eshte kthyer ne tradite. </p>
Add new comment