Seanca e themelimit të Kuvendit, mediat në Kosovë parashikojnë se “ka potencial për grushta mes deputetëve"

Postuar në 13 Korrik, 2014 03:00

Seanca plenare e 17 korrikut në Kuvendin e Kosovës pritet të shoqërohet nga tensione të forta mes PDK-së në njërën anë dhe LDK-AAK-NISMA në anën tjetër. Të paktën kjo është ajo çfarë parashikohet nga mediet në Kosovë që shkruajnë se kjo mund të ndodhë “pasi të dyja blloqet po pretendojnë se kanë numrin më të madh të grupit parlamentar”.

“Të enjten do të kemi deputetët e PDK-së në njërën anë dhe deputetët e LDK-AAK-NISMA në anën tjetër duke synuar të njëjtat ulëse në Kuvend. Gazeta merr vesh se të dyja kampet kanë bërë planet konkret se si t’i “uzurpojnë” ulëset e mesit në parlament” shkruan Tribuna. Kjo e fundit evidenton gjithashtu se asnjëherë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë nuk ka pasur potencial më të madhe të përplasjes së deputetëve, sesa në seancën e themelimit konstituive të Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet të enjten.

Për më shumë: lexo: http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=75540

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.