Ndihmës Sekretarja e SHBA në Tiranë, Nishani, Meta, Rama dhe Basha premtojnë bashkëpunim dhe partneritet

Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Victoria Nuland në vizitën e saj në Shqipëri është pritur nga drejtuesit e institucioneve kryesore të vendit. Ajo është pritur nga Kryetari i Kuvendit, nga Presidenti Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
Gjatë takimit me kreun e Kuvendit Meta, është biseduar mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA, ku Meta vuri në dukje se Qeveria po ndërmerr masat e nevojshme për përmirësimin e klimës së investimeve, dhe duke theksuar se Shqipëria mbetet e hapur për rritjen e pranisë së kompanive dhe ekspertizës amerikane në vend e në rajon.
Ndërsa në takimin e zhvilluar në presidencë, me Kreun e Shtetit, Bujar Nishani, u shkëmbyen mendime për Rishikimin e Strategjisë së Mbrojtjes, ecurinë e reformave të Forcave të Armatosura, në përputhje me standardet e NATO-s si edhe partneritetin e bashkëpunimin amerikan.
Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Nuland në takimin me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë sigurinë për përkushtimin e plotë të opozitës në përparimin e vendit drejt standardeve evropiane dhe euroatlantike në çdo fushë. S.S
Add new comment