Brazili nuk merr dot as vendin e tretë, Hollanda sfidon me 3 gola

Brazili zhgënjen përsëri. Në ndeshjen e zhvilluar sonte me Hollandën për vendin e tretë në Botërorin 2014, Brazili nuk shënon asnjë gol. Hollanda e ka sfiduar duke shënuar 3 gola dhe duke rrëmbyer kështu vendin e tretë në Brazil 2014.
Rovin Van Persie, Daley Blind Georginio Wijnaldum shënuan golat në këtë triumf të holandezëve. Mesa duket Brazili ka pësuar një tronditje të fortë pas humbjes së thellë me Gjermaninë dhe ende nuk po e merr veten pas kësaj goditjeje.
Tashmë skuadra e cila ka fituar shumë botërorë, ka 4 vite në dispozicion për të përmirësuar situatën e saj për në botërorin e ardhshëm. Për këtë botëror të zhvilluar në shtëpinë e tyre, Brazili mban vendin e katërt dhe për këtë botëror ka pësuar 14 gola. S.S
Add new comment