Krimi ekonomik arreston kreun e Komunës Rrashbull, Hysen Gashi, abuzime me tenderë e leje ndërtimi

Postuar në 12 Korrik, 2014 09:44

Arrestohet kryetari i Komunës Rrashbull të qarkut të Durrësit, Hysen Gashi. Arrestimi është kryer nga Antikrimi Ekonomik në Policinë e Shtetit për abuzimet me lejet e ndërtimit. “A1 Report” raporton se akuza që rëndon ndaj është “Shpërdorimit të detyrës”. Sipas burimeve të këtij televizioni mësohet se bëhet fjalë për abuzime me lejet e ndërtimit dhe ndarjen e trojeve, akuza për të cilat kanë rënë në pranga dhe dy funksionarë të tjerë.

Hetimet për Gashin janë kryer nga Krimi Ekonomik i Drejtorisë së Policisë dhe Prokurorisë së Durrësit, ku është evidentuar se krye komunari ka kryer shkelje ligjore në disa tenderë dhe leje ndërtimi. Hysen Gashi, ka mohuar akuzat në momentin e komunikimit gjatë arrestimit. Ai është i zgjedhuri lokall i demokratëve në këtë komunë. S.S

Comments

Submitted by Sokrati (not verified) on

<p>Arestime shantazhe politike.</p><p>Jo pa qellim qe ditet e para te emerimit te Tahirit si minister ky shkarkoj te gjithe oficeret e krimit ekonomik e i zevendesoj me njerezit e tij te bindur.Keta socialistet po sillen si baballaret e tyre ne 45 qe vetem arestime,shtetezime,presione dhe .................................................................................nuk e kuptojne se skane pare akoma fundin e tyre qe po vjen me shpejtesi....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.