Reformimi i KLD-së mbetet teorik. Mazhoranca përqendrohet për momentin te konflikti i interesit

Gazeta “Shqip” shkruan sot për atë që e quan plani i qeverisë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Është fjala për një reformë që mendohet se do të pësojë ky institucion, e që sipas “Shqip” konsiston në ndryshimin e formulës së zgjedhjes së anëtarëve të KLD-së. Gjithësesi gazeta nuk ka ndonjë material shtesë për të mbështetur konkretisht sesi do të reformohet KLD-ja, por është mjaftuar me prononcimin e ministrit Bledi Çuçi, i cili është shprehur se një nga pikat më kryesore është shmangia e konfliktit të interesit. Dhe ky konflikt është më i dukshëm në faktin se në KLD ka anëtarë që vijnë nga gjyqësori, ndërkohë që duhet të mbikëqyrin vetë gjyqësorin. Mirëpo çështje me rëndësi është edhe si do të rregullohet kontrolli i gjyqësorit edhe nëse ta zëmë nuk ka asnjë anëtar të zgjedhur prej tij në KLD. Kjo pyetje lind pasi vetë ministri i Drejtësisë Nasip Naço deklaroi para dy ditësh se ka inspektorë të KLD-së, që kanë marrë 250 mijë euro dhe ndaj edhe nuk kanë hetuar. Pra çështja është te shuma e parave që korrupton më tepër sesa te favorizimi për shkak të prejardhjes së përbashkët nga sistemi. Ndërkohë “Mapo” shkruan se para disa ditësh PS-LSI depozituan një nismë ligjore për KLD-në, por shton më tej se në çdo rast Paralmenti nuk ka asnjë tagër që të ndërpresë mandatet e anatërëve të KLD-së. Në këto rrethana mbetet e paqartë se çfarë mund të bëjë mazhoranca për të përfunduar aksionin që ka nisur, por edhe për të shuar atë që mund të quhet si një lloj mëvetësie e gjyqësorit dhe KLD-së ngazbatimi i ligjit.
s.z
Add new comment