Kosovë, opozita me një takim tjetër në orën 16:00. Ende pa përgjigje çështja e qeverisë. Nuk mungon edhe ideja e qeverisë teknike

Postuar në 10 Korrik, 2014 05:43

Kriza postzgjedhore në Kosovë ka aktualizuar më shumë se asnjëherë idenë e qeverisë teknike. Gazeta “Epoka e Re” citon disa prej komentuesve dhe opinionistëve kryesorë në Kosovës, sipas të cilëve në kushtet e tanishme, krijimi i një qeverie teknike është logjike. “Ne mund të paragjykojmë se është mirë të krijohet një qeveri teknike, por duhet të presim se çka do të ndodhë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe më pas kur do të propozohet zgjedhja e qeverisë”, ka thënë Imer Mushkolaj sipas të cilit Kosova nuk është në krizë politike. Ndërkohë blloku opozitar pritet të takohet sot në orën 16:00 në kushtet kur në Kosovë ka nisur të qarkullojë ideja se PDK-ja në aleancë me pakicat mund të çojë vendin në zgjedhje. Çështja shtrohet se opsioni i opozitës duket maksimalist, në kushtet kur ajo edhe numrat nuk i posedon ende, por edhe kërkon që të përjashtojë me çdo kusht Hashim Thaçi nga përfshirja në qeverisje.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.