Rama: Në 300 ditë legalizuam më shumë objekte sesa PD gjatë 8 viteve

Postuar në 09 Korrik, 2014 13:40

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Tiranë janë pa u legalizuar rreth 210 pallate të reja. Në një takim me banorët e rrugës ‘Don Bosko’, Rama tha se ky problem duhet të ishte zgjidhur nga bashkia e kryqytetit dhe qeveria gjatë tre viteve të shkuara.  Gjatë këtij takimi kryeministri Rama dhe përfaqësus të qeverisë shpërndanë çertifikata pronëseie për banorët e pallateve “Hawai”.  “Para tre vjetësh kryetari i bashkisë ju premtoi se do e shëronte këtë plagë sapo të hynte në zyrën e tij dhe akuzoi bashkinë e mëparshme që e kishte lënë këtë plagë të hapur dhe që 1200 familje që janë në godinat e Hawait, por edhe mijëra familje të tjetra në 210 pallate të Tiranës nuk arrijnë dot të marrin titullin e pronësisë”, tha Rama.  Sipas kryeministrit  në 300 ditë të qeverisjes së drejtuar prej tij janë shpërndarë më shumë çertifikata pronësie, sesa në 8 vitet e qeverisjes së maxhoarncës së djathtë.  Ai kërkoi nga banorët të bashkëpunojnë me ALUZN-in për plotësimin e dokumentacionit për legalizimin e banesave të tyre gjatë dy muajve në vazhdim, proces që sipas tij do të jetë falas.  Kryeministri tha se edhe pë rata  persona që kanë ndërtuar shtëpinë ne tokën e dikujt tjetër, pagesa do të jetë simbolike, për efekt kompensimi të pronarit të tokës. Ndërsa bashkia e Tiranës në një reagim i ka konsideruar  deklaratat e kryeministrit si mashtrime, ashtu si çdo gjë e thënë prej tij gjatë këtyre 300 ditëve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.