Një portret i liderit ushtarak të ISIS-it, Omar al-Shishanit. I ati: “Ne jemi kristianë. Ai iku nga varfëria, por ndoshta tani ka motive të tjera”

Omar al-Shishani konsiderohet aktualisht një nga drejtuesit e organizatës Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit(ISIS), që ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e Irakut. Por historia e Shishanit, e sjellë përmes fjalëve të babait të tij, duket krejt e ndryshme nga sa duket tani. Shishani është një gjeorgjian, lindur në një familje kristianësh me emrin fillestar Tarkhan Batirashvili. I ati i tij, Teimuraz Batirashvili, duke folur për BBC-në shpjegon se ikja e Tarkhanit lidhet me varfërinë e madhe. “Tani ai thotë se iku për shkak të besimit të tij, por unë e di se ai e bëri këtë sepse ne jemi shumë të varfër”, ka deklaruar Batirashvili, ndonëse pranon se “tani motivimet e tij mund të kenë ndryshuar”. Më tej, i ati i liderit të ISIS-it shton se të tre djemtë e tij janë konvertuar në myslimanë, ndonëse ai vetë, i ati dhe gjyshi kanë qenë besimtarë kristrianë. Pa një përgjigje për të radikalizim të të birit, gjeorgjiani i vjetër është shprehur me një lloj ndjenje misticizmi se “ndoshta ky ishte fati i tij, të shkonte në luftë në Siri”.
http://www.bbc.com/news/world-europe-28217590
s.z
Add new comment