PDK në panik, super-ofertë Albin Kurtit: Kryeministër dhe gjashtë ministra!

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sezonin e superofertave politike, sigurisht nga halli. Express njofton se PDK i ka ofruar kundërshtarit më radikal të tij politik, Vetëvendosjes, pozitën e kryeministrit dhe gjashtë ministri. Këtë e ka pohuar për KTV Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje. “Nuk i kemi marrë seriozisht dhe nuk i marrim per shkak të veprimeve të tyre joserioze që janë komplet kundër interesit të qytetarit të Kosovës”, ka thënë Molliqaj. Por ka pasur oferta edhe për partitë e tjera. Ismet Beqiri nga LDK, ka thënë se nuk do të joshen pavarësisht ofertave që u bën PDK. Edhe Ahmet Isufi nga AAK e ka quajtur këtë një ‘luftë speciale’ të PDK-së. Ai ka thënë se kjo parti nuk ka lënë hapësirë që ndonjë nga partitë t’i bashkohet në qeverisje. Ndërkaq për të gjitha këto deklrata, kontakti me zyrtarë të PDK’së ka qenë i pamundur.
a.k
Add new comment