Strukturat e PD-së, të paralizuara nga sherret mes grupimeve. Shkodra shtyn zgjedhjet, akuzohet i deleguari i Bashës

Të tjera përplasje dhe sherre grupimesh brenda strukturave të Partisë Demokratike. Si pasojë e këtyre përplasjeve të forta, në Shkodër, u shtynë zgjedhjet e parashikuara për ditën e mërkurë. Shkak për këtë shtyrje u bënë përplasjet mes klanit të ish-kryetares së kuvendit Jozefina Topalli, dhe grupit tjetër të komanduar nga Basha. Edhe pak ditë më parë, delegatët demokratë dhe figura të njohura të kësaj partie në qytetin verior i kanë bërë thirrje Gjergj Lezhës, i deleguari nga Lulzim Basha, që të largohet pasi po shkatërron procesin. Ndërkohë kryetari i komunës së Vaut të Dejës, dhe demokratë të tjerë, kanë akuzuar kryetarin e demokratëve Lulzim Basha, se nuk di të drejtojë partinë. Zgjedhjet e brendshme në PD, kanë shkaktuar një çarje të madhe, duke filluar që nga qyteti i Durrësit ku ka pasur përleshje fizike. Për të kaluar në përplasje verbale në Lushnjë, në Korçë, apo edhe procesi i shumë diskutuar në qytetin e Gjirokastrës. Ku gjithashtu ka pasur akuza për manipulim të votimeve, shkak për të cilën disa figura lokale të partisë dhanë edhe dorëheqjen.
a.k
Add new comment