KLD mbron Gjin Gjonin pas kërkesës për shkarkim të ministrit të Drejtësisë Naço. Gjoni: Sulme politike

Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbron anëtarin e vet dhe rrëzon kërkesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për shkarkimin e gjykatësit të Apelit Gjin Gjoni. Vendimi u morr në përfundim të një mbledhje të nisur që në orët e para të mëngjesit. Ministri Naço, kërkoi shkarkimin e gjykatësit Gjoni pasi ky i fundit po hetohet për fshehje të pasurisë nga prokuroria e Elbasanit.
Në fjalën e tij para KLD, ku është edhe anëtar, Gjin Gjoni deklaroi se po sulmohet politikisht në mënyrë të koordinuar. Sipas tij, sulmi bëhet për shkak të gjykimeve të tij ndaj ministrave aktualë. Ndërkaq sa i përket pasurisë Gjoni është shprehur se e ka deklaruar sipas ligjit si ai dhe bashkëshortja. Më herët KLD vendosi vërejtje me paralajmërim për gjykatësin Andi Ymeri, ndërsa ka rrëzuar kërkesën për procedim të gjykatësit Markelian Kuqo. Ish kryetari i gjykatës Pukë, Shtjefën Lleshi nuk është paraqitur në KLD për shkak se ndodhet në arrest shtëpie dhe për të kryer procedimin duhet leja e prokurorit që ai të lerë ambientet e shtëpisë.
Procedimi për gjykatësit Bujar Musta dhe Ilir Pashai është shtyrë, pasi asnjë prej tyre nuk është paraqitur. Kërkesat për procedimin e 8 gjyqtarëve janë bërë nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
a.k
Comments
KLD jeni te gjithe kriminele.
<p>KLD jeni te gjithe kriminele.</p>
te lumte anon tr jam 100% ne
<p>te lumte anon tr jam 100% ne nje mendje me ty</p>
Add new comment