Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj: Rol të ri në Konferencën Islamike

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, kërkon nga qeveria që të riaktivizojë rolin e Shqipërisë në Konferencën Islamike. Gazeta “Panorama” raporton se duke folur në konferencën vjetore të ambasadorëve, në panelin “Rendi i ri botëror: sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë”, Mustafaj tha se në Konferencën Islamike, Shqipëria mund të tregojë vlerat europiane të saj. “Pyetja është si mundemi ne ta riaktivizojmë dhe ta dinamizojmë si aset diplomatik bashkekzistencën fetare dhe tolerancën fetare që ne kemi si shoqëri? Për këtë mundet që të kemi një riaktivizim më të madh të Shqipërisë brenda Konferencës Islamike dhe sigurisht në respekt të Kushtetutës sonë dhe të normave tona, por duke u bërë si një llojzëdhënësi i vlerave europiane të këtyre cilësive”, tha Mustafaj.
Për më shumë lexoni: http://www.panorama.com.al/2014/07/06/rama-iku-koha-e-hajvaneve-ne-diplomaci-mustafaj-rol-te-ri-ne-konferencen-islamike/
n.k
Comments
O Besnik çte duhen mardheniet
<p>O Besnik çte duhen mardheniet nderkombetare ty o burre, leri me me mire se jane punera te lodhshme.</p>
Add new comment