Greqi, një grup pasues i “17 nëntorit” nis aktivitetin dhe publikon një letër. Solidaritet me të burgosurit, përmendet edhe Ilia Kareli

Postuar në 03 Korrik, 2014 12:18

Greqia duket se do të përballet edhe njëherë me terrorizmin e ekstremit të majtë, të cilin duket se u gjunjëzoi para disa vitesh me likujdimin e grupit “17 nëntori”. Një derivat i këtij grupi, i quajtur “Përbetimi i celulave të zjarrit" ka nisur aktivitetin që prej vitit 2010 dhe së fundmi ka goditur selinë diplomatike greke në Berlin, një makine të së cilës i është vënë zjarri. Kjo ndodh për herë të tretë, pas tetorit të vitit 2012 kur iu vu zjarri makinës së atasheut ushtarak dhe në prill të 2014-ës kur në shënjestër ishte makina e drejtuesit të sektorit ekonomik të ambasadës. Grupi ka adresuar edhe një letër, që qarkullon në interenet së fundmi dhe jepet arsyeja e sulmit. Dhe kjo është “situata e shokëve të burgosur”. Grupi solidarizohet edhe me ata që kanë hyrë në greve urie në burgjet greke dhe madje, siç shkruan “Deutsche Welle”, “tërheq vëmendjen për vdekjen e Ilias Karelit”. Madje po sipas “DW”, vitet e fundit, në burgjet greke është vënë re “që në burgje të burgosurit për motive politike dhe kriminelë po hyjnë gjithnjë e më shumë në kontakt mes tyre dhe që këtej përgatitet terreni për aksione të përbashkëta, ndër to edhe grabitje bankash”.

http://www.dw.de/sulmi-i-grupit-terrorist-grek-ndaj-një-makine-diplomatësh-në-berlin/a-17755516

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.