Nisin punimet për autostradën Arbën Xhaferi(Prishtinë-Hani i Elezit)

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit. Në ceremoni, siç njoftojnë mediat e Kosovës, ka qenë edhe kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadorja amerikane në Prishtinë Tracey Ann Jacobson dhe zv.kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri. Prania e Thaçit në një ngjarje si kjo padyshim që përcjell mesazhe në skenën politike kosovare, e cila gjendet e mbërthyer në ngërçin e negociatave për qeverinë e re. Gjithsesi lajmi në këtë rast ka qenë diçka tjetër: autostrada e re do të quhet “Arbën Xhaferi”, në kujtim të publicistit dhe politikanit të njohur shqiptar.
http://www.botapress.info/index.php/ekskluzive/item/7199-nis-punimet-aut...ë-hani-i-elezit-emërtohet-me-emrin-e-arbër-xhaferit
s.z
Add new comment