Arkiv-Lajme

Erdogan kandidon për Presidencën. Hapet një epokë e re: Nis paqtimi me kurdët këtej e matanë kufirit

Postuar në 01 Korrik, 2014 07:56

Pak ditë më parë politikanë kurdë nga veriu i Irakut ishin në javën e kaluar në Ankara, ku u pritën si mysafirë të lartë shteti. Në të njëjtën kohë parlamenti turk diskutoi një projekt-ligj për të krijuar bazën ligjore për zhvillimin e negociatave mes shtetit turk me udhëheqësin e separatistëve kurdë Abdullah Oçalan që gjendet në burg. Situata ka ndryshuar rrënjësisht nën dritën e ngjarjeve në Siri dhe Irak, ndërkohë që arsyeja e paqëtimit bëhet edhe më e qartë, me lajmin e sotëm se kryeministri Rexhep tajip Erdogan do kandidojë për president të vendit, ku sondazhet e japin favorit.

I majti Shultz në krye të Parlamentit Europian. Garoi për kreun e Komisionit, por humbi përballë Junkerit

Postuar në 01 Korrik, 2014 06:48

Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot zgjedhjen e Martin Shultzit, për një mandat të dytë në krye të Parlamentit Europian. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama shprehet se zgjedhja e tij në krye të PE është një lajm i mirë, pasi e konsideron Shultz një mik të socialistëve shqiptarë dhe mikun e tij personal.

Është trukuar ndeshja Kamerun-Kroaci? Ish kumbari i basteve kishte njoftuar përpara përballjes

Postuar në 01 Korrik, 2014 06:25

Pasi ka kaluar më shumë se gjysma e turneut Brazil 2014, një hije trukimesh bie mbi kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik në botë. Sipas asaj që shkruan gjermania “Der Spiegel”, Wilson Raj Perumal, i cili konsiderohet nga të gjithë si “kumbari i basteve” ka raportuar se takimi mes Kamerunit dhe Kroacisë ka qenë i trukuar.

Ish drejtori i RTSh, Mazi, rrëfen vrasjen e Santos: Ndodhi para syve të mi, kishim lënë takim

Postuar në 01 Korrik, 2014 04:58

Në një rrëfim për Panoramën, zbulohet dëshmitari më pranë atentatit mafioz ndaj Artan Santos, ish- drejtori i RTSH, Eduard Mazi që kishte lënë takim me mikun e tij prej dy dekadash. Mazi tregon vrasjen e ndodhur më 26 qershor në zonën e ish- Bllokut, ku gjithçka ndodhi para syve të tij.

Supermashtruesi fierak, futi në grackë mbi 900 persona. Qindra mijë euro, prona e troje në lojë

Postuar në 01 Korrik, 2014 04:41

Ofronte para borxh, të cilat i ktheheshin më pas, por dokumentacioni ishte rregulluar në mënyrë të atillë që borxhi të figuronte ende ligjërisht, dhe kështu i padiste viktimat duke marrë në qafë shumë njerëz. Një 29-vjeçar nga Fieri ka krijuar një skemë piramidale, brenda së cilës kanë rënë studentë, kompani e biznesmenë nga të katërta anët e vendit. Historia e Ledjan Muçarakut nga Grykë-Semani i Fierit është e denjë për t’u renditur mes mashtruesve të mëdhenj.

Sarkozi shoqërohet në polici. Dyshime për shpërblimin e një gjyqtari në këmbim të informacioneve

Postuar në 01 Korrik, 2014 03:33

Nën dyshimet se është përpjekur të sigurojë informacione përmes rryshfetit e shpërblimit, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me një rast përgjimesh.  Vendimi për ta shoqëruar ish-kreun e shtetit në Nanterrë, në afërsi të Parisit, është një hap i papreçedent kundrejt një ish-presidenti. Avokati i Sarkozisë u mor në pyetje të hënën nën dyshimin se është përpjekur të sigurojë informacione mbi një hetim që po bëhej ndaj klientit të tij.

Greqia përmbyll presidencën e BE-së. Venizelos: Hapja e negociatave me Shqipërinë, jo pa ndarë kufijtë detarë

Postuar në 01 Korrik, 2014 03:00

“Dekorata” e statusit të vendit kandidat është një gjë, dhe hapja e negociatave të anëtarësimit është gjë krejt tjetër. Shtetet që kanë llogari të pambyllura do të kenë kërkesat e tyre, dhe këtë nënkuptoi edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos. Ai pranoi dje se hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian lidhet me çështjen e kufijve detare mes vendit tonë dhe Greqisë. Zyrtari i lartë grek la të kuptohet se ky është një kusht për t’u plotësuar nga vendi ynë.

Xhihadistë nga “Kaqaniku” fyejnë dhe godasin bustin e Skënderbeut. Videoja në youtube

Postuar në 30 Qershor, 2014 17:46

Gazeta Express njofton për një akt të pështirë. Një video e publikuar në YouTube, paraqet disa xhihadistë duke sharë e fyer Skënderbeun. Videoja është publikuar nën logon “Shteti Islamik-ISIS” . Mjerimi i personave që fyejnë heroin kombëtar, shfaqet edhe në vetë shkrimin e tyre, që qytetin e tyre e shkruajnë “Kaqanik”. Në YouTube po qarkullon një video e cila është bërë në Kaçanik ku disa persona godasin dhe flasin fjalët më fyese para shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Pancerat gjermanë shpëtojnë nga rëra thithëse algjeriane. 2-1 në kohën shtesë

Postuar në 30 Qershor, 2014 17:40

Gjermania u kualifikua me shumë mundime në ndeshjen kundër Algjerisë, duke luajtur ndaj një ekipi që e vuri në vështirësi të jashtëzakonshme skuadrën e Joakim Lëvit. Një Algjeri bindëse, madje surprizuese, që nuk arriti të shënojë gjatë kohës së rregullt vetëm falë disa daljeve të shkëlqyera të portierit Nojer. Në kohën shtesë, shënon që në fillim zëvendësuesi Shyrle, dhe në minutën 119 shënon Mesul Ozil, që ishte krejt në hije gjatë gjithë lojës. Algjerianët, që (ashtu si gjermanët) ishin të rraskapitur, gjejnë forca për të shënuar një gol në minutën 121, me anë të Djabusë.

Haradinaj “i pret oksigjenin” Thaçit: Askush nuk bashkohet me PDK-në, as Albin Kurti

Postuar në 30 Qershor, 2014 14:34

Edhe pse ai ka marrë detyrën e krijimit të qeverisë, opozita në Kosovë mesa duket nuk do t’i lërë hapësira kryeministrit aktual Hashim Thaçi krijimin e qeverisë së ardhshme. Partitë opozitare të LDK-AAK-NISMA, të cilat kanë formuar një koalicion paszgjedhor, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Vetëvendosjes ku kanë biseduar për qeverinë e re të Kosovës që pritet të drejtojë për 4 vitet e ardhshme Kosovën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme