Ish drejtori i RTSh, Mazi, rrëfen vrasjen e Santos: Ndodhi para syve të mi, kishim lënë takim

Postuar në 01 Korrik, 2014 04:58

Në një rrëfim për Panoramën, zbulohet dëshmitari më pranë atentatit mafioz ndaj Artan Santos, ish- drejtori i RTSH, Eduard Mazi që kishte lënë takim me mikun e tij prej dy dekadash. Mazi tregon vrasjen e ndodhur më 26 qershor në zonën e ish- Bllokut, ku gjithçka ndodhi para syve të tij.

“Kishim lënë që të takoheshim tek zyra e tij te banka “Credins”, rreth orës 09:15 minuta, për çështje pune dhe konsulence. Sapo ngjita shkallët e bankës, më erdhi një SMS e Tanit. Ishte një mesazh i thjeshtë që më tregonte se kishte arritur para meje dhe po më priste. Sa lexova mesazhin, isha duke ngjitur shkallët dhe pashë makinën e Tanit që vinte nga lart, d.m.th nga Kryesia e Kuvendit, dhe hipi mbi trotuar. Tani hapi derën kështu që unë u nisa drejt tij që ta takoja që jashtë, duke i dalë te një tabelë me reklamën e bankës që është aty. Tani po zbriste nga vendi i pasagjerit pas në krahun e djathtë.  Në fraksionet e sekondës humba vëmendjen, sepse nuk po e merrja vesh se çfarë ndodhi. Më tepër kujtova se ishin kapsolla, pasi krismat ishim shumë të thata. Dëgjova 3 krisma. Të paktën kaq më është fiksuar mua. Pashë njerëzit rreth e rrotull që u ulën përtokë duke ulëritur. Kthej sërish sytë nga Tani dhe e pashë duke u përpjekur të vrapojë nga makina ku sapo kishte dalë, drejt bankës. Sa bëri 3- 4 hapa, ai ra përtokë, pranë këmbëve të mia. Në fillim kishte shenja jete. Ra si anash. Pavarësisht hutimit se çfarë po ndodhte, e pashë Tanin në tokë, bëra të përkulem drejt tij, por një njeri i veshur me të zeza dhe skafandër në kokë, kërceu nga motori, që ishte thuajse ngjitur. I qëlloi në kokë dy herë të tjera Tanit pastaj ma drejtoi mua pistoletën. Aty pashë se ishte me mulli”.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>e c&#39;kuptim kane keto lajme? Cfare te bejme ne lexuesit tani, te qajme me Mazin? te riqajme Santon? Te kemi zili Mazin qe shoqerohet me njerez te pushtetshem qe qarkullojne neper duar para te pista? Pornografia e krimit shet. Po kujtojeni se cfare botoni edhe vete kur filloni dhe meditoni per rolin e shtypit. Se ja, edhe ju jeni shtypi e nuk po kontribuoni per ndonje etike e profesionalizem me te larte. Nivel gazete province jeni, ku raportohet kush tha cfare, kush pa ke, kush vajti ne mbremjen e kujt.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.