Arkiv-Lajme

Albin Kurti: Shqipëria duhet të hyjë para Serbisë në BE, Kosova të mos e lejojë

Postuar në 28 Qershor, 2014 06:13

“Të mos e lejojmë Serbinë të hyjë në BE para Shqipërisë”,  kështu është shprehur Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes sot në Tiranë ku ishte i ftuar në aktivitetin e javës çame.  Kurti ndërsa ka përshëndetur marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë, ka kërkuar që edhe Kosova të ndihmojë në këtë drejtim.

Zëvendësohet Artan Santo, emërohet drejtori i ri i “Credins”, Maltin Korkuti

Postuar në 28 Qershor, 2014 05:52

Emërohet drejtori i ri i Bankës Credins në vendin e të ndjerit Artan Santo. Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Credins është Maltin Korkuti. Korkuti është bashkëthemelues në krijimin e Credins, aksionar dhe ka mbajtur deri tani pozicionin e zëvendës/Drejtorit të Përgjithshëm si edhe Anëtarit të Bordit Drejtues.

Kosovë, palët nuk tërhiqen nga pozicionet aktuale, diskutohet për zgjedhje të reja në vjeshtë

Postuar në 28 Qershor, 2014 05:42

Kosova mund të zhvillojë sërish zgjedhjeve të reja në vjeshtë nëse partitë politike me rezultatet e dala nga votimet nuk gjejnë një zgjidhje. Kështu raporton gazeta “Tribuna” e cila sipas burimeve të saj, asnjëri prej blloqeve politikë në Kosovë nuk tërhiqet nga pozicionet aktuale. Këto burime kanë shpjeguar se pritet që Gjykata Kushtetuese t’i japë përgjigje çështjes së mandatarit të qeverisë,  por zgjedhje të reja mund të provokohen në ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Paralajmërohet El Nino 2014, fenomen meteorologjik me temperatura ekstreme të ngrohta e të ftohta

Postuar në 28 Qershor, 2014 05:14

Organizata Botërore Meteorologjike thotë se El Nino, një fenomen meteorologjik, që shkaktohet nga temperatura të pazakonta të ngrohta të oqeanit, ka të ngjarë të ndodhë në tremujorin e tretë të vitit 2014. Organizata Botërore Meteorologjike thotë se bota mund të presë këtë vit,  mot më të nxehtë, më të thatë, por edhe më me lagështirë.

Mediet londineze: Britania e Madhe në prag të daljes nga BE. “The Sun”: Cam, jemi në luftë me Evropën

Postuar në 28 Qershor, 2014 04:50

Mediet britanike publikojnë ditën e sotme se Britania e Madhe është në prag të daljes nga Bashkimi Evropian. Ky qëndrim i njëjtë i medieve vjen një ditë pasi u zgjodh në krye të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, një zgjedhje për të cilën David Cameron ishte kundër . Disa të përditshme sulmojnë kryeministrin Cameron për kushtet e tij të negociatave.

Kamerat e Bankës Credins kanë filmuar gjithçka, Artan Santo i shpëtoi plumbave, autori e ndjek për ta qëlluar sërish

Postuar në 28 Qershor, 2014 04:18

Kamerat e sigurisë së Bankës Credins kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë, të ekzekutimit të Artan Santo. Në pamjet e gjetura pas hetimeve shihet motori Suzuki V-Strom i zi i cili ndalon para bankës. Dëshmitarët kanë deklaruar se një polic rrugor ka tentuar që të mos e lejojë motorin të parkojë. Por ai ka ndeshur me kundërshtimin e dy personave të hipur mbi motor të cilët nuk lëvizën fare dhe qëndruan aty për dy sekonda. Kjo ndodhi pasi ky motor e kishte parakaluar makinën e Artan Santos.

Kryeprokurori Llalla mbledhje me grupin hetimor për vrasjen e Artan Santo

Postuar në 28 Qershor, 2014 03:56

Kryeprokurori Adriatik Llalla angazhohet në hetimet për ekzekutimin e biznesmenit dhe bankierit Artan Santo.  Ditën e sotme, Llalla ka nisur një takim me grupin e hetimit të çështjes.  Në takimin që u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ishin të pranishëm 4 prokurorët që po hetojnë çështjen Albert Nela, Petrit Fusha, Adriatik Cami dhe Dritan Nushi.

Vrasja e Artan Santos, polici rrugor nuk kishte radio

Postuar në 28 Qershor, 2014 03:54

Nga pamjet që shpërndau Policia e Tiranës menjëherë pas vrasjes së Artan Santos, te kryqëzimi i Librit Universitar, kur motori i atentatorëve po ikte nga vendi i ngjarjes, duket një efektiv qarkullimi që është i pozicionuar me shpinë nga kamera e sigurisë. Ai duket sikur është treguar indiferent nga lëvizja e motorit, madje edhe sikur nuk e ka parë. Ky veprim është analizuar dje gjatë takimit që Didi zhvilloi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por është justifikuar me faktin se efektivi nuk ishte i pajisur me radio marrëse, raporton "Panorama".

Xhiro me motor e vrasësve të Santos u bëri përshtypje qytetarëve, policisë jo

Postuar në 28 Qershor, 2014 03:47

Ekzekutimi i Artan Santos në një zonë të populluar dhe me forca sigurie të shumta për rreth ka ngritur shumë pikëpyetje për efikasitetin e policisë për parandalimin e krimeve.

“Top Channel” ka siguruar një video të vrasave që bëjnë xhiro me motor në Tiranë, e filmuar nga qytetarë kureshtarë, që u ka tërhequr vëmendje lëvizja e tyre.

Por, policia, edhe pse ata kanë kaluar nën hundën e tyre, nuk e ka vrarë mendjen për këtë gjë.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=280428

S.S

Rrëfimi i policit për ekzekutimin e Artan Santos: Vrasësi më drejtoi pistoletën

Postuar në 28 Qershor, 2014 03:41

Polici rrugor, që ishte në kryqëzimin e ish-Bllokut, kur ndodhi ekzekutimi i bankierit, Artan Santo, ka rrëfyer përpara hetuesve se si ndodhi ngjarja.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme