Zëvendësohet Artan Santo, emërohet drejtori i ri i “Credins”, Maltin Korkuti

Emërohet drejtori i ri i Bankës Credins në vendin e të ndjerit Artan Santo. Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Credins është Maltin Korkuti. Korkuti është bashkëthemelues në krijimin e Credins, aksionar dhe ka mbajtur deri tani pozicionin e zëvendës/Drejtorit të Përgjithshëm si edhe Anëtarit të Bordit Drejtues.
“Këshilli Drejtues i Bankës Credins në zbatim të Statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, në vijim të veprimtarisë për të garantuar dhe siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të bankës, mori vendimin e zgjedhjes së z. Maltin Korkuti në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm.”, bëhet e ditur nga Banka Credins. S.S
Add new comment