Kamerat e Bankës Credins kanë filmuar gjithçka, Artan Santo i shpëtoi plumbave, autori e ndjek për ta qëlluar sërish

Postuar në 28 Qershor, 2014 04:18

Kamerat e sigurisë së Bankës Credins kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë, të ekzekutimit të Artan Santo. Në pamjet e gjetura pas hetimeve shihet motori Suzuki V-Strom i zi i cili ndalon para bankës. Dëshmitarët kanë deklaruar se një polic rrugor ka tentuar që të mos e lejojë motorin të parkojë. Por ai ka ndeshur me kundërshtimin e dy personave të hipur mbi motor të cilët nuk lëvizën fare dhe qëndruan aty për dy sekonda. Kjo ndodhi pasi ky motor e kishte parakaluar makinën e Artan Santos.

Më pas vjen makina e bankierit dhe parkon në krah të trotuarit, jo paralelisht me të. Roja e sigurisë afrohet dhe i hap derën drejtorit të Bankës Credins.

Ky ka qenë momenti kur personi i cili ishte pasagjer në motor, ai me çantën në shpinë, ka qëlluar në drejtim të derës së pasagjerit të makinës nga ku do të dilte Artan Santo. Në këtë moment biznesmeni përkulet dhe nis lëvizjen me shpejtësi drejt derës së bankës, por autori zbret nga motori. Artan Santo sapo ka kaluar në trotuar dhe aty duket sikur pengohet dhe bie në tokë.

Policia thotë se ai ishte i goditur nga një plumb, që mund të ketë qënë nga e shtëna e parë kur ai po dilte nga makina. Autori afrohet kur ai ka rënë në trotuar dhe e qëllon nga afër. Nga pamjet duket se autori e ka qëlluar një herë në shpinë dhe dy herë në kokë. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.