Kryeprokurori Llalla mbledhje me grupin hetimor për vrasjen e Artan Santo

Postuar në 28 Qershor, 2014 03:56

Kryeprokurori Adriatik Llalla angazhohet në hetimet për ekzekutimin e biznesmenit dhe bankierit Artan Santo.  Ditën e sotme, Llalla ka nisur një takim me grupin e hetimit të çështjes.  Në takimin që u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ishin të pranishëm 4 prokurorët që po hetojnë çështjen Albert Nela, Petrit Fusha, Adriatik Cami dhe Dritan Nushi.

Mësohet se këta të fundit kanë informuar Llallën mbi pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë. Ende nuk dihet se ccfarë është biseduar, pasi takimi ka qenë me dyer të mbyllura. Deri më tani policia ka shoqëruar mbi 40 persona për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Artan Santos. Sipas informacioneve që vinë nga policia e kryeqytetit, shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e dëshmitarëve.S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.