Kosovë, palët nuk tërhiqen nga pozicionet aktuale, diskutohet për zgjedhje të reja në vjeshtë

Kosova mund të zhvillojë sërish zgjedhjeve të reja në vjeshtë nëse partitë politike me rezultatet e dala nga votimet nuk gjejnë një zgjidhje. Kështu raporton gazeta “Tribuna” e cila sipas burimeve të saj, asnjëri prej blloqeve politikë në Kosovë nuk tërhiqet nga pozicionet aktuale. Këto burime kanë shpjeguar se pritet që Gjykata Kushtetuese t’i japë përgjigje çështjes së mandatarit të qeverisë, por zgjedhje të reja mund të provokohen në ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Palët ende nuk e kanë të qartë se cila nga to mund të propozojë kryeparlamentarin dhe në këtë pikë detyrimisht deputetët e rinj do të duhet t’i drejtoheshin për interpretim Kushtetueses ose të provonin të bënin zgjedhjen e kryetarit të ri, pa e ditur nëse do ta shkelnin aktin më të lartë juridik.
Kushtetuta nuk lë hapësirë që kryetari i Kuvendit të propozohet dy ose tri herë. Edhe rregullorja e Kuvendit edhe Kushtetuta flasin për një kandidaturë për kryetar të Kuvendit, i cili, nëse dështon të zgjidhet, bën që parlamenti i ri të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=73698
S.S
Add new comment