Vrasja e Artan Santos, polici rrugor nuk kishte radio

Nga pamjet që shpërndau Policia e Tiranës menjëherë pas vrasjes së Artan Santos, te kryqëzimi i Librit Universitar, kur motori i atentatorëve po ikte nga vendi i ngjarjes, duket një efektiv qarkullimi që është i pozicionuar me shpinë nga kamera e sigurisë. Ai duket sikur është treguar indiferent nga lëvizja e motorit, madje edhe sikur nuk e ka parë. Ky veprim është analizuar dje gjatë takimit që Didi zhvilloi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por është justifikuar me faktin se efektivi nuk ishte i pajisur me radio marrëse, raporton "Panorama". Për këtë arsy e ai nuk ishte në dijeni se kishte ndodhur vrasje, e aq më pak se nga po lëviznin autorët.S.S
Add new comment