Arkiv-Lajme

Merkel na ngrin buzëqeshjen: Hapja e negociatave për Shqipërinë, proces i gjatë

Postuar në 27 Qershor, 2014 16:08

Festa e shqiptarëve për marrjen e statusit kandidat ka marrë një shuplakë të fortë. Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel ka folur për një proces të gjatë reformash para hapjes së negociatave.

“Do ketë një proces hapa pas hapi. Vendi duhet të kryejë një numër hapash para se të mund të flasim për hapje të negociatave të anëtarësimit. Është një proces i gjatë. Vendi hodhi një hap përpara me statusin e kandidatit. Hapja e negociatave varet vetëm nga progresi i vendit në reforma”, tha Merkel.

Artan Hoxha: Vrasja e Artan Santos mund të ketë lidhje me kokainën e kapur në Tivar

Postuar në 27 Qershor, 2014 15:44

Gazetari, Artan Hoxha duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” për vrasjen e Artan Santos ka paraqitur pistat kryesore ku dyshohet se ka lidhje ekzekutimi i biznesmenit.

Sipas Hoxhës vrasja e Santos mund të ketë lidhje me kokainën e kapur në Tivar të Malit të Zi disa javë më parë.

Kjo pasi, paratë e drogës do të transferoheshin në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri dhe më pas do të tërhiqeshin nga një shtetas kolumbian.

Artan Hoxha duke iu referuar raportimit të një gazete në Mal të Zi thotë se paratë janë transferuar, por kjo nuk është e vërtetuar.

Philip Morris sfidon BE-në për ligjin e ri për prodhimin e cigareve

Postuar në 27 Qershor, 2014 14:28

Firma e prodhimit të cigareve Philip Morris ka hapur një çështje gjyqësore ndaj Bashkimit Evropian kundër ligjit që ndalon cigaret me mente.

Kompania me qendër në Lausanne në Zvicër thotë se ligjit ka shumë “hendeqe” dhe mos përputhje.

Për shembull thuhet se ndalohen cigaret me mente ndërkohë që 28 venet e BE-së e lejojnë këtë gjë.

Philip Morris është kompania më e madhe në botë e cigareve. Ligji i ri i BE-së e detyron kompaninë që teksti paralajmëruar për dëmet e duhanit të mbulojë 65% të paketës së cigareve.

S.S

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, Brucaj: Është muaji i paqes, e dashurisë për njëri-tjetrin”

Postuar në 27 Qershor, 2014 11:24

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit. Kreu i komunitetit mysliman në Tiranë, Skënder Brucaj, uroi myslimanët shqiptarë për një muaj të mbarë agjërimi, duke kujtuar se ai është muaji i paqes dhe solidaritetit.

Ministrat e BE firmosin zyrtarisht statusin kandidat për Shqipërinë

Postuar në 27 Qershor, 2014 11:13

Ministrat e BE-së sot firmosën vendimin e 24 qershorit, atë për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.  Në këtë mënyrë është hapur rruga për procesin e mëtejshëm të anëtarësimit në familjen evropiane. Data e sotme, ku pritej një vendim “de juro”nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive për statusin,  ishte vetëm një formalitet.

Në vendimin thuhej se pas Samitit të Luksemburgut nga zyrtarët evropianë iu bë e qartë Shqipërisë se tashmë e pret rrugë e gjatë dhe mjaft punë para. Prioritet është reforma në drejtësi lufta ndaj korrupsionit.

Samiti i BE voton Jean Claude Junker në krye të Komisionit Evropian

Postuar në 27 Qershor, 2014 10:59

Jean Claude Junker zgjidhet në krye të Komisionit Evropian. Kandidatura e tij hasi në kundërshtimin e fortë të kryeministrit britanik, David Cameron. Cameron  deklaroi se nuk është e drejtë që krerët e qeverive të Bashkimit Evropian të heqin dorë nga zgjedhja e njërit prej drejtuesve më kryesorë të BE-së. Junker është kandidatura e Partive Popullore Evropiane, e cila ka fituar edhe numrin më të madh të vendeve në Parlamentin Evropian.

Barroso në Shqipëri, vizitë dhe inspektim në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Postuar në 27 Qershor, 2014 10:30

Jose Manuel Barroso në agjendën e vizitës që do të bëjë në Shqipëri do të përfshijë edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kjo gjykatë është ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian. Zyra e Delegacionit të BE-së në një njoftim zyrtar ka publikua axhendën e Barroso, i cili pas gjykatës do të vizitojë edhe organe të tjera të drejtësisë. Presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso do të vijë në Tiranë në 30 qershor, një datë shumë e afërt pas dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë.

Njësia antikorrupsion e kryeministrit arreston Albert Topçiun, drejtor në Ministrinë e Mjedisit

Postuar në 27 Qershor, 2014 07:22

Njësia Antikorrupsion në Kryeministri ka arrestuar një zyrtar të Ministrisë së Mjedisit. Lajmin e publikon gazeta “Tema”, e cila shprehet se sipas burimeve të saj, i arrestuari është Albert Topçiu.

Topçiu mbante detyrën Drejtor i Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit. Arrestimi është bërë për afera korruptive. Topçiu është ndjekur prej disa javësh nga njësia pranë Kryeministrit Rama.

 

Meta: Nuk do rreshtim së kërkuari ekzekutorët dhe urdhëruesit e tyre për vrasjen

Postuar në 27 Qershor, 2014 06:50

Homazh për të ndierin Artan Santo ka bërë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Në prononcimi që ka dhënë për mediet Meta ka thënë se është moment shumë i trishtueshëm për ti dhënë lamtumirën një personaliteti të shoqërisë sonë, një prej njerëzve më aktivë dhe të suksesshëm të kapitalizmit.

Basha në Elbasan: PD, partia ku shqiptarët kanë varur shpresat, të korrigjojmë dështimet

Postuar në 27 Qershor, 2014 05:57

“Ne jemi partia nga ku tani shqiptarët varin shpresat e tyre dhe kjo duhet të na bëjë të përgjegjshëm”, kështu është shprehur Lulzim Basha sot nga qyteti i Elbasanit. Kreu i PD-së i pranishëm në procesin e zgjedhjeve për kreun e PD në Elbasan ka sqaruar se: “Tek këto takime kemi vënë gishtin tek të metat dhe dështimet tona për të korrigjuar gabimin e 23 qershorit. Dhe me votë të lirë do të zgjedhim ekipet e drejtimit. Ne do të dimë të respektojmë dinjitetin e çdo shqiptari kur të jemi në pushtet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme