Barroso në Shqipëri, vizitë dhe inspektim në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Postuar në 27 Qershor, 2014 10:30

Jose Manuel Barroso në agjendën e vizitës që do të bëjë në Shqipëri do të përfshijë edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kjo gjykatë është ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian. Zyra e Delegacionit të BE-së në një njoftim zyrtar ka publikua axhendën e Barroso, i cili pas gjykatës do të vizitojë edhe organe të tjera të drejtësisë. Presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso do të vijë në Tiranë në 30 qershor, një datë shumë e afërt pas dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë.

Vizita të hënën në Shqipëri e kreut të KE-së u paralajmërua nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë seancës plenare të radhës. Të hënën, ora 11:15, Presidenti Barroso do t’i drejtohet me një fjale përshëndetëse Kuvendit të Shqipërisë. S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.