Basha në Elbasan: PD, partia ku shqiptarët kanë varur shpresat, të korrigjojmë dështimet

“Ne jemi partia nga ku tani shqiptarët varin shpresat e tyre dhe kjo duhet të na bëjë të përgjegjshëm”, kështu është shprehur Lulzim Basha sot nga qyteti i Elbasanit. Kreu i PD-së i pranishëm në procesin e zgjedhjeve për kreun e PD në Elbasan ka sqaruar se: “Tek këto takime kemi vënë gishtin tek të metat dhe dështimet tona për të korrigjuar gabimin e 23 qershorit. Dhe me votë të lirë do të zgjedhim ekipet e drejtimit. Ne do të dimë të respektojmë dinjitetin e çdo shqiptari kur të jemi në pushtet. Do t’i kundërvihemi projektit ogurzi të kundërshtarit tonë, i cili promovon krimin dhe narkotrafikun”.
Në këto zgjdhje do të marrin pjesë 600 anëtarë me te drejtë vote të kësaj partie, qe do të votojnë dy kandidatët Aurel Bylykbashi, ish- deputet dhe Ilir Dervishi. Në fjalën e tij Basha tha se “ ngjarjet që po ndodhin sot brenda PD, së janë ngjarje jo vetëm partiake, por edhe publike, pikërisht sepse kjo është PD, që ka vulën madhore në zhvillimiet e këtyre 23 viteve”. S.S
Comments
Une jam shqiptar dhe PD eshte
<p>Une jam shqiptar dhe PD eshte partia ku une i var leshte.</p>
Add new comment