Samiti i BE voton Jean Claude Junker në krye të Komisionit Evropian

Jean Claude Junker zgjidhet në krye të Komisionit Evropian. Kandidatura e tij hasi në kundërshtimin e fortë të kryeministrit britanik, David Cameron. Cameron deklaroi se nuk është e drejtë që krerët e qeverive të Bashkimit Evropian të heqin dorë nga zgjedhja e njërit prej drejtuesve më kryesorë të BE-së. Junker është kandidatura e Partive Popullore Evropiane, e cila ka fituar edhe numrin më të madh të vendeve në Parlamentin Evropian.
Në fakt Jean Claude Junker , ish-kryeministri i Luksemburgut arriti të zgjidhet me votë nga udhëheqësit e vendeve të BE-së falë mbështetjes së plotë të kancelares Merkel, Britaninë e Madhe e mbështeti edhe Hungaria, duke dalë kundër Junker. Megjithatë këto vota nuk arritën të bllokonin zgjedhjen e Junker në krye të KE-së. Ndërsa Holanda dhe Spanja, kundërshtare të forta të Juncker ndryshuan mendim pas bisedimeve me Merkel. S.S
Add new comment