Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, Brucaj: Është muaji i paqes, e dashurisë për njëri-tjetrin”

Postuar në 27 Qershor, 2014 11:24

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit. Kreu i komunitetit mysliman në Tiranë, Skënder Brucaj, uroi myslimanët shqiptarë për një muaj të mbarë agjërimi, duke kujtuar se ai është muaji i paqes dhe solidaritetit.

“Ramazani është muaji i paqes, i solidaritetit dhe i mëshirës hyjnore. Në këtë muaj të begatë shtohet dashuria për njeri-tjetrin, dhe në veçanti në zemrat e besimtarëve mbizotëron dëshira e faljes së gabimeve dhe sjellja me butësi e urtësi. Agjërimi i Ramazanit i afron besimtarët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë, sinqeritetit, dhe çdo besimtar ndjehet më afër dhe më mirënjohës ndaj Zotit të botëve.”, ka uruar Brucaj.

Sipas kalendarit mysliman muaji i shenjtë i Ramazanit fillon me 28 qershor dhe dita e parë e Fitër Bajramit është me 28 korrik. Më shumë se 1 miliard myslimanë në të gjithë botën nisin  nesër muajin e shenjtë të Ramazanit. Liderët fetarë nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për një muaj paqe e solidariteti. S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.