Ministrat e BE firmosin zyrtarisht statusin kandidat për Shqipërinë

Ministrat e BE-së sot firmosën vendimin e 24 qershorit, atë për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Në këtë mënyrë është hapur rruga për procesin e mëtejshëm të anëtarësimit në familjen evropiane. Data e sotme, ku pritej një vendim “de juro”nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive për statusin, ishte vetëm një formalitet.
Në vendimin thuhej se pas Samitit të Luksemburgut nga zyrtarët evropianë iu bë e qartë Shqipërisë se tashmë e pret rrugë e gjatë dhe mjaft punë para. Prioritet është reforma në drejtësi lufta ndaj korrupsionit.
Vendimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, erdhi pas rekomandimit pa kushte nga raporti i Komisionit Evropian, më 4 qershor. Pas marrjes së statusit, hapi tjetër në rrugën e integrimit për Shqipërinë është hapja e negociatave për anëtarësim. S.S
Add new comment