Arkiv-Lajme

Barroso përcjell mesazhin “e përjetshëm” të BE-së: Kapërceni pengesat, duhet bashkëpunim

Postuar në 30 Qershor, 2014 05:15

Portugezi në largim, numri një i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso apeloi nga Tirana për konsensus mes opozitës dhe mazhorancës dhe shmangie të polarizimit për të mos u bërë pengesë e hapit të radhës të vendit tonë drejt BE-së, siç është hapja e negociatave për anëtarësim. Ai u prit në orën 9.00 nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme me tapet të kuq e me himnin e Bashkimit Europian dhe të Shqipërisë në prani të ministrave të kabinetit Rama.

Një tjetër tragjedi siçiliane, 30 refugjatë asfiksohen në anijen e stërmbushur

Postuar në 30 Qershor, 2014 02:59

Një barkë ku ngjeshen me qindra refugjatë nga brigjet e Afrikës Veriore dhe një tragjedi e garantuar. Një tjetër ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në brigjet siçiliane, ku 30 emigrantë kanë humbur jetën në një anije që u shpëtua gjatë natës nga Marina Ushtarake. Mësohet se viktimat kanë humbur jetën e tyre për shkak të asfiksisë. Ndërkaq, policia italiane ka transportuar anijen në portin e Pozzallos ku edhe po kryhet zhvendosja e trupave të pajetë.

Mbërrin Barroso, në takim me Ramën. Rreth orës 1.00 fjalimi në Kuvend

Postuar në 30 Qershor, 2014 02:48

Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso ka mbërritur në Tiranë rreth orës 9.05 dhe ka nisur një takim me kryeministrin Edi Rama. Gjatë kësaj vizite Barroso do të vizitojë edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda, e ndërtuar me fondet e Bashkimit Europian. Në orën 12:00, Barroso do të takojë Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Ndërsa në orën 12:30, në Presidencë do të zhvillohet edhe ceremonia e dekorimit të Presidentit Barroso nga Kreu i Shtetit shqiptar. Ai do t’i drejtohet me një fjalë Kuvendit, ku do të jetë e pranishme ddhe opozita.

Kosta Rika kalon Greqinë. Në pritje të përballjes me Holandën

Postuar në 29 Qershor, 2014 18:04

Kosta Rika kualifikohet për në çerekfinalet e botërorit “Brazili 2014”. Ndeshja me Greqinë ka përfunduar 1:1 në kohën e rregullt, ka vijuar me rezultat të pandryshuar edhe në shtesë dhe është zgjidhur me penallti. Duhet thënë se në fundin e pjesës së dytë dhe gjatë shtesës Kosta Rika ka luajtur me 10 lojtarë, për shkak të largimit më karton të kuq të Oscar Duartes, në një ndeshje ku pati 7 kartona. Grekët shënuan golin e barazimit në minutën e “90, por Gekas gaboi në gjujatjen e penalltisë. Tashmë Kosta Rika pret të ndeshet me Holandën.

s.z   

Muaji i Ramazanit dhe futbolli

Postuar në 29 Qershor, 2014 15:02

Muaji i shenjtë i Ramazanit që sapo filloi, po i përball disa nga futbollistët e Botërorit në Brazil me probleme. Kjo nuk ndodh shpesh, por ja që këtë vit ndodhi përsëri. Për herë të parë që nga viti 1986, Ramazani bie përsëri në kohën e Kupës së Botës. Për të gjithë myslimanëve të devotshëm, kjo festë do të thotë që të mos hanë dhe pinë nga momenti kur lind dielli e deri sa perëndon.

Serbia uron Shqipërinë për statusin, Vuçiç: Shpresoj të takohem në vjeshtë me Ramën

Postuar në 29 Qershor, 2014 11:13

Serbia uron Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkim Europian. Urimi u bë nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiç gjatë një konference të përbashkët për shtyp që mbajti në Beograd me Presidentin e Komisionit Europian, Barroso. Agjencia e lajmeve “InSerbia” shkruan se kryeministri serb është shprehur gjithashtu se shpreson që të takohet në vjeshtë me kreun e qeverisë shqiptare.

Qehaja për “Express”: Kosova po rrezikohet nga trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar

Postuar në 29 Qershor, 2014 10:49

Florian Qehaja, Drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se kërcënimet prej grupeve ekstreme fetare janë në rritje në Kosovë dhe se po shkohet drejt nivelit të lartë të rrezikshmërisë nga këto grupe, të cilat kanë depërtuar edhe në vatrat e luftës. Duke folur për “Express”, ai thotë se institucionet e sigurisë duhet të jenë edhe më syçelë në identifikimin dhe eliminimin e të gjitha elementeve të cilat kanë për qëllim dhe potencial, përdorimin e forcës për arritjen e qëllimeve të tyre.

Memorial për viktimat e Otrantos

Postuar në 29 Qershor, 2014 09:22

Familjarët e 81 personave që humbën jetën ditën e 28 marsit të vitit 1997 në tragjedinë e Otrantos do të kenë tashmë një memorial për të afërmit e tyre. Pjesë të anijes famëkeqe "Kateri i Radës” kanë  mbërritur në Shqipëri. Bëhet fjalë për motorin e anijes dhe disa pjesë të veçanta të saj.  Ky memorial, i cili ishte kërkuar shpesh herë nga familjarët duket se do të bëhet realitet falë nismës së Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Prefekturën  e Qarkut të Vlorës.

Britania drejt hapit konkret për daljen nga BE, kryeministri Cameron deklaron “pafuqinë” e tij për ta ndaluar

Postuar në 29 Qershor, 2014 08:33

Zgjedhja e Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Europian ka shtuar edhe më tej pakënaqësitë e anglezëve ndaj Bashkimit Europian. Dështimi i kryeministrit David Cameron për të ndalur këtë zgjedhje po ndiqet nga fushata e rreth 150 deputetëve për organizimin e një referendumi për daljen nga Bashkimi Europian.

Vetë kryeministri britanik e ka deklaruar veten të pafuqishëm për të dalë kundër këtij referendumi, sidomos tashmë që “Juncker u emërua në krye të KE-së dhe Europa po refuzon të ndërmarrë ndryshimet e kërkuara nga Britania”.

Shtatore për Fan Nolin në Elbasan ndërsa në Durrës, pllakatë që përkujton meshën e parë shqip

Postuar në 29 Qershor, 2014 07:44

Vendoset në Kishën Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan shtatorja e Fan Nolit. Famulltari i kishës At Nikolla Marku e ka konsideruar këtë si një ditë të rëndësishme ndërsa ka theksuar se kishat shqiptare duhet të mbajnë emrat e klerikëve shqiptarë. “Është një nder për ne që shtatorja e Fan Nolit është në këtë Kishë. Kishat shqiptare duhet të mbajnë emrat e klerikëve shqiptare, pasi ato janë pushtuar nga greko-serbët” raporton “Ora News”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme