Shtatore për Fan Nolin në Elbasan ndërsa në Durrës, pllakatë që përkujton meshën e parë shqip

Vendoset në Kishën Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan shtatorja e Fan Nolit. Famulltari i kishës At Nikolla Marku e ka konsideruar këtë si një ditë të rëndësishme ndërsa ka theksuar se kishat shqiptare duhet të mbajnë emrat e klerikëve shqiptarë. “Është një nder për ne që shtatorja e Fan Nolit është në këtë Kishë. Kishat shqiptare duhet të mbajnë emrat e klerikëve shqiptare, pasi ato janë pushtuar nga greko-serbët” raporton “Ora News”.
Po ashtu, edhe në Durrës është vendosur një pllakatë përkujtimore. Aktivistë të një shoqate kanë vendosur në Durrës pllakatën përkujtimore për meshën e parë të zhvilluar në gjuhën shqipe, e drejtuar nga imzot Noli në 14 mars të vitit 1914. Pllakata është vendosur pranë ish- kishës së Shën Spiridonit, në vendin ku u hoq 40 vite më parë nga regjimi i kohës.
Lexo:
http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-ne-kishen-ortodokse-shen-maria-vendoset-shtatorja-e-fan-nolit/
http://www.gazetatema.net/web/2014/06/29/busti-i-fan-nolit-vendoset-ne-kishen-shen-meria-ne-elbasan/
n.k
Comments
Ja vertetojeni ju lutem nqs u
Ja vertetojeni ju lutem nqs u vu pllakata? Plakata nuk u vu, por mqs ishte media, atehere u be show qe u vendos, por ne te vertete nuk u vendos. Vertetojeni dhe do te konfirmoni sa te besuashme jane mediat ne Shqiperi. Thjesht dergoni nje person dhe fotografojeni!!!!!!!!!!
po keshtu nje bllof mediatik ndaj medias pa memorie dhe pa hulumtim te se vertetes - Mesha per 100 vjetorin e meshes se pare ne shqip u mbajt po ne kete kishe, po nga keta prifterinj te Durresit qe lexuan deklaraten e sotme. Ne ate meshe dhe perkujtimore ishte edhe shoqata Foleja... Atehere keta te FOLESE moren media dhe epasqyruan dhe u kenaqen. Tani po prape keta te FOLESE u ben agresive duan tashme te komandonje Kishen. Keshtu i doli bllof kerkesa hipokrite e FOLESE KOMBETARE e LIda Jorgonit, sepse keta e kishin ngritur kurthin dhe tani u ndodhen vete brenda, keshtu perdoren Memen qe te dalin nga kurthi.
Add new comment