Nuk njohin shtetin e s’deklarojnë as pasurinë! Kallëzohen penalisht 31 zyrtarë nga veriu i Kosovës

Agjencia Kundër korrupsionit në Kosovë ka kallëzuar penalisht për mosdeklarim pasurie me dhjetëra zyrtarë, mes të cilëve 31 nga komunat në veri të vendit. Mediat në Kosovë raportojnë se detyrimi për deklarimin e pasurisë po refuzohet nga një pjesë e madhe e zyrtarëve komunalë në veri të vendit.
“Kosova Sot” shkruan se përveç mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës, zyrtarët në veri hezitojnë edhe të respektojnë detyrimin për deklarimin e pasurisë.
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/zyrtaret-serbe-nuk-perfillin-antikorrupsionin
n.k
Add new comment