Arkiv-Lajme

Barometri: 74 % opinion pozitiv për mënyrën si veproi policia në Lazarat

Postuar në 25 Qershor, 2014 14:43

74% e votuesve urbane te 23 qershorit mendojne se policia e shtetit veproi ne menyren e duhur gjate operacionit kunder kultivuesve dhe trafikanteve te lendeve narkotike ne Lazarat, ndërsa 23% kanë mendim të kundërt. Keto rezultate u gjeneruan nga Barometri i Debat Plus, pergatitur nga Eduard Zaloshnja dhe i bere publik ne emisionin “Oktapod” ne Vizion Plus. Sondazhi i Zaloshnjes mori shtyse nga debatet publike mbi pretendimet kryesisht politike se operacioni ne Lazarat pati nota te theksuara te shout mediatik.

Situata në Kosovë, “Tema” publikon një raport që flet për nevojën e një qeverie teknike

Postuar në 25 Qershor, 2014 14:21

Gazeta “Tema” citon së fundmi një raport të hartuar nga ndërkombëtarët, sipas të cilit impasi politik paszgjedhor i krijuar në Kosovë rrezikon madje destabilizimin politik. Raporti liston zhvillimet paszgjedhore duke u ndalur tek aleanca opozitare, për të ecur më tej me një parashtrim që duket pak artificial, po të mbahet parasysh niveli i informacionit që ndërkombëtarët kanë zakonisht për zhvillimet politike shqiptare.

Statusi dhe një qëndrim i pritshëm i opozitës. Ose më mirë, i drejtuesve të saj

Postuar në 25 Qershor, 2014 13:23

Sot dy njerëzit kryesorë të Partisë Demokratike, ish-kryetari Sali Berisha dhe kryetari aktual Lulzim Basha kanë dalë me qëndrime të posaçme lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat. Fjala e Sali Berishës ishte e gjatë, ai në konferencën me gazetarët u ndal në përpjekjet e qeverisë së tij për të marrë statusin më herët, e vlerësoi aktin në fjalë, por në finale ka dalë me akuzat e zakonshme ndaj qeverisë aktuale.

Tentohet një ndeshje miqësore Kukësi-Laçi. Përfundon në dhunë dhe shoqërim të lojtarëve në polici

Postuar në 25 Qershor, 2014 12:22

Në Strugë të Maqedonisë është tentuar që të vihet në jetë një ndeshje miqësore mes ekipeve të Kukësit dhe të Laçit. Diçka që ka rezultuar e pamundur. Kjo pasi siç njofton “Balkanweb”, dhuna dhe sherri ka përfshirë fushën e lojës, pas një kartoni të kuq që i është dhënë kapitenit të Laçit Erjon Vucaj. Ky i fundit nuk ka pranuar të lërë fushën e lojës, ka goditur arbitrin anësor. Më tej, sipas “Balkanweb”, presidenti i Laçit, Pashk Laska ka hyrë vetë në fushë dhe ka goditur gjyqtarin kryesor.

Papunësia, eksperti Peter Harz mendon se duhen 215 miliardë euro, trajnime, punësim në vendet e pasura të BE-së, pastaj kthim në vendet e origjinës

Postuar në 25 Qershor, 2014 12:12

Papunësia është një problem që sa vjen dhe po kthehet në barrë e vërtetë për arsye se nuk po i gjdnet dot një zgjidhje e qëndrueshme. Kështu Spanja dhe Greqia kanë 50-60% të të rinjve të të papunë. Për të trajtuar këtë problem është mbledhur kongresi i “Europatriades” në Gjermani,  themeluesit e të cilit mendojnë që ta lehtësojnë këtë dukuri. Këtu merret në konsideratë fakti se BE-ja ka akorduar deri më tani 6 miliardë euro për programin “Garanci për Rininë”. E ndryshme në këtë kuadër është mënyra sesi thithen paratë.

Suarez, gola dhe kafshime. Britanikët ngushëllojnë veten me psikologji. “The Telegraph”: Kafshimi, shenjë frustrimi. Nevojitet terapi

Postuar në 25 Qershor, 2014 10:07

Në ndeshjen Itali-Uruguaj dy ishin lajmet:  i pari që Italia i la shëndenë Botërorit pa lënë asnjë lloj përshtypjeje, i dyti që sulmuesi uruguajan Suarez kafshoi italianin Giorgio Chiellini. Ç’pati Suarez që bëri atë gjest? Nuk është se njerëzit mund t’i bien nga pas kaq shumë, por britanikja “The Telegraph” ka sjellë mendimin e një psikologu. Saima Latif, ky është psikologu, mendon se kjo e Suarezit dëshmon frustrimin e tij, stresin dhe humbjen e kontrollit. Kjo e kafshimit, sipas tij, është një formë e kundërvënies ndaj dhunuesit, ose atij që përjetohet si dhunues.

Austria dhe Rusia me kompani të përbashkët për “South Stream”. Putin së shpejti në Vjenë, ndërkohë që Moska revokon rezolutën për Ukrainën

Postuar në 25 Qershor, 2014 09:48

Rusia dhe Austria kanë rënë dakord për krijimin e një kompanie të përbashkët për ndërtimin e gazsjellësit “South Stream”. Kompania do të zotërohet në mënurë të barabartë nga Gazprom dhe nga austriakja OMV Group. Në këtë kuadër pritet që së shpejti në Vjenë të shkojë presidenti rus Vladimir Putin, në një vizitë që me siguri përbën zhvillim diplomatik pas krizës së Ukrainës. Lidhur me këtë të fundit po sot Rusia ka revokuar rezolutën e muajit mars që u jepte të drjetë forcave të armatosura ruse të drejtën e ndërhyrjes në Ukrainë.

Shenja të vërteta për ndryshim qëndrimi apo kortezi nga presidenti rumun? “Express” komenton takimin e SEECP

Postuar në 25 Qershor, 2014 08:53

Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka disa arsye për këtë, Disa janë arsye të brendshme, disa edhe për shkak të marrëdhënieve rajonale. Por sot gazeta “Express” shkruan se ndoshta presidenti rumun, Trajan Basesku, një kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, sipas “Express”, ndoshta po lëviz nga qëndrimet e veta. Kjo është vënë re në takimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku Kosova është anëtarësuar pak ditë më parë.

Provimet e maturës: 10 mijë mbetës në matematikë. Sundon nota 6 si mesatare

Postuar në 25 Qershor, 2014 08:35

“Albanian Screen” përcjell sot disa statistika për provimet e maturës, prej nga ku mund të krijohen ide apo disa të dhëna karakteristike për nivelin e gjimnazistëve shqiptarë. Numri i lartë i mbetësve, ndonëse relativ, në krahasim me numrin e maturantëve, është në Tiranë. Me rëndësi është shpërndarja e notave. ''Ajo që sundon më shumë po të nisemi nga statistikat është nota 6, dhe në raport me gjuhën shqipe është 7-ta, kurse në matematikë është 5 dhe 6.

Inva Mula: “Shqipërisë i kanë munguar liderët e vërtetë”

Postuar në 25 Qershor, 2014 07:49

Inva Mula ka dhënë një intervistë që publikohet në “KultPlus” ku ka folur për artin, për Parisin, për Tiranën dhe padyshim edhe për Shqipërinë. Ndër pyetjet e shumta që i janë adresuar mund të veçohet pyetja e fundit: Çfarë do të duhej të bëjmë si komb për një prezantim sa më të denjë, apo edhe në këtë pikë na mungon strategjia kombëtare?  Dhe Mula përgjigjet: “Që një komb të prezantohet denjësisht duhet të drejtohet nga liderë që e duan kombin e tyre dhe vënë interesat e kombit mbi gjithçka.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme