Provimet e maturës: 10 mijë mbetës në matematikë. Sundon nota 6 si mesatare

Postuar në 25 Qershor, 2014 08:35

“Albanian Screen” përcjell sot disa statistika për provimet e maturës, prej nga ku mund të krijohen ide apo disa të dhëna karakteristike për nivelin e gjimnazistëve shqiptarë. Numri i lartë i mbetësve, ndonëse relativ, në krahasim me numrin e maturantëve, është në Tiranë. Me rëndësi është shpërndarja e notave. ''Ajo që sundon më shumë po të nisemi nga statistikat është nota 6, dhe në raport me gjuhën shqipe është 7-ta, kurse në matematikë është 5 dhe 6. Në matematikë ka një hendek të them të drejtën e ekstremeve, pra është 4 dhe 5, notë kaluese dhe jo kaluese dhe nota 10 dhe 9 dhe mungon nota qëndrore te 7 dhe 8'', citon “AS” drejtoreshë e Agjensisë Kombëtare të Provimeve, Rozana Vrapi. Sipas saj në të gjithë vendin rezultuan më shumë se 10 mijë mbetës në provimin e matematikës.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/80920/ALB

s.z 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ec perpara popull i mencur, trim, krenar e i dhjere.......</p>

Submitted by Milan 77 (not verified) on

<p>Megjithëse komentin nuk e paskeni botuar, korrigjimin e paskeni bërë. Kjo ka më shumë rëndësi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.