Arkiv-Lajme

FIFA përjashton gjyqtarin që i anulloi dy gola Meksikës kundër Kamerunit. Dyshime edhe për rryshfet

Postuar në 24 Qershor, 2014 10:00

FIFA ka përjashtuar gjyqtarin kolumbian Humberto Clavijo, i cili anuloi dy gola, që në përsëritje dukeshin të rregullt gjatë ndeshjes Meksikë-Kamerun, në dëm të amerikano- latinëve. Organi më i lartë i futbollit botëror bëri të ditur se vendimi vjen për shkaqe teknike. Saktësimi i FIFA-s vjen pas akuzave që kanë rënduar mbi gjyqtarin, i cili dyshohet se ka marrë edhe ryshfet. Mjegullnaja mbi gjyqtarët nuk përfundon me kaq.

Spiropali nuk i reziston dot entuziazmit: Rama, në histori si Skënderbeu, Noli etj. Dhe nga linja tjetër vendos Garibaldin dhe Mateo Renzin

Postuar në 24 Qershor, 2014 09:10

Për Elisa Spiropalin, drejtoreshë e përgjithshme e Doganave dhe një aktiviste e Partisë Socialiste, vendi i kryeministri Edi Rama në histori, sipas saj, hyn në një listë të ngushtë me Skëndërbeun, Nolin, Kadarenë etj. Kështu e ka shprehur ajo ekzaltimin nga suksesi që arriti vendi me marrjen e statusit të vendit kandidat. “Nuk mund të mos ndodhte. Skënderbeu, Noli, Lasgushi, Kadarea, Rama, nuk janë më pak se Garibaldi, Servantesi, Hajne, Shekspiri, Renzi”, shkroi Spiropali në faqen e saj në Facebook.

Arma snajper që plagosi Artan Didin 16 vjet më parë, gjendet në një banesë të Lazaratit

Postuar në 24 Qershor, 2014 08:13

Arma që ka goditur Artan Didin kur ishte një krye në një operacioni të forcave speciale 16 vjet më parë në Lazarat, është gjetur. Mësohet se gjatë operacionit të zhvilluar nga policia gjatë këtyre ditëve në Lazarat, është gjetur edhe një armë snajper, me të cilin dyshohet se është plagosur drejtori i Policisë së Shtetit. Arma është gjetur gjatë një kontrolli në një nga banesat e Lazaratit. Artan Didi dhe tre oficerë të tjerë u qëlluan nga vitin 1998, gjatë një aksioni për zhbllokimin e aksit Gjirokastër-Kakavijë nga ana e lazaratasve.

a.k

Rama pas statusit: No Party, ftoj Bashën të dialogojmë për gjithçka, por s’duhet të humbasim më kohë

Postuar në 24 Qershor, 2014 07:23

Shenjë shumë e qartë për drejtimin e Shqipërisë, por nuk ka vend për asnjë eufori. Kështu e cilësoi kryeministri Rama në një konferencë për mediat, marrjen e statusit të vendit kandidat. Kreu i Qeverisë u shpreh se vula mbi këtë vendim do të vendoset nga Këshilli Europian dhe atëherë do të jetë edhe koha për të bërë një përmbledhje më të plotë dhe për të adresuar gjithë kënaqësinë dhe reflektimet tona.

Fevziu pas ankesave të Kishës Ortodokse: Kryepeshkopin e kam ftuar disa herë, nuk mund të imponojë debatin publik

Postuar në 24 Qershor, 2014 06:08

Ka reaguar gazetari Blendi Fevziu pas akuzave të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë përmes një letre drejtuar Tv Klanit, si “minues i harmonisë fetare”. Fevziu e cilëson qesharak këtë reagim dhe përmes një interviste për gazetën Mapo sqaron se Kisha Ortodokse ka refuzuar në vazhdimësi të dërgojë përfaqësues në emisionet e tij. “Askush nuk ka të drejtë të diktojë apo të devijojë debatin publik”, thotë Fevziu dhe jep raste analoge me komunitetet e tjera fetare, kur përfaqësuesit e tyre janë ftuar dhe kanë refuzuar, duke u zëvendësuar me personazhe publikë që kanë ide të përafërta.

Java e Çamërisë, Rama, Meta, Basha e Idrizi në një ekspozitë për rastin

Postuar në 24 Qershor, 2014 04:56

Ndërsa kryeqyteti është mbushur me flamuj dhe pankarta në përkujtim të 70 vjetorit të tragjedisë çame, në prani të autoriteteve të larta shtetërore nisi sot në Muzeun Historik Kombëtar aktiviteti për çeljen e ekspozitës së Javës së Historisë dhe Kulturës Çame.  Në aktivitetin ku fjalën përshëndetëse e mori kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ishin të pranishëm eksponentë nga mbarë politika. Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ministrat të kabinetit etj.

Miratim për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në BE. Fule jep lajmin

Postuar në 24 Qershor, 2014 04:47

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian miraton dhënien e statusit për Shqipërinë. Lajmi është konfirmuar nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule.Ende pa qenë zyrtare, ndihej një Po e 28 ministrave të Jashtëm të BE-së për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, pas lobimeve të forta të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave me homologët e shteteve skeptike. Shtypi shqiptar pasqyron reagimet e disa prej ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, para se të hyjnë në samitin ku do vendoset për statusin kandidat të Shqipërisë.

Kreu i PR Himarë, qëndrim personal, do të përjashtohet për deklaratën, thotë Arjan Madhi

Postuar në 24 Qershor, 2014 03:26

Deklarata e firmosur nga kreu i PR-së në Himarë, Stefo Mato për shpallje të mosbindjes civile e paralajmërimit për thirrjen e një referendumi lokal, nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin zyrtar të Partisë Republikane, deklarojnë krerët e kësaj partie.

PBDNJ-PR, ultimatum qeverisë mbi Himarën: Jo 7501-it dhe bashkimit me Vranishtin. Ndryshe, referendum “për të vendosur të ardhmen”

Postuar në 24 Qershor, 2014 02:47

Dy parti politike, PBDNJ-ja në qeverisje dhe PR-ja në opozitë, janë bashkuar në Himarë të mbështetura nga Organizata e Minoritetit Etnik Grek Omonia dhe disa shoqata lokale, për të shpallur zyrtarisht vendimin për mosbindje civile ndaj ligjit Nr.7501 “Për ndarjen e tokës bujqësore në përdorim” duke deklaruar se “populli i Himarës njeh vetëm pronat e trashëguara nga gjyshërit, bazuar në nenin 41 të Kushtetutës së Shqipërisë”.

Shuhet ëndrra kroate për Botërorin. Meksika e “fundos” 3-1. Ndahen çiftet e para: Brazil-Kili dhe Holandë-Meksikë

Postuar në 23 Qershor, 2014 17:06

Ishte e pamjaftueshme performanca e Kroacisë në ndeshjen e fundit të grupit A me Meksikën. Pas pjesës së parë të kujdesshme 0-0, në pjesën e dytë Meksika (foto, portieri Oçoa) tregon dhëmbët duke shënuar tre gola dhe dëshmuar potencë, teknikë dhe qëndrueshmëri. Kombëtarja kroate e trajnerit Niko Kovaç nuk pati qartësinë e duhur në sulm për të shfrytëzuar rastet, ndërkohë që Meksika ishte dukshëm më agresive dhe e etur. Golat e pjesës së dytë nga Rafa Markez, Guardado dhe Hernandez, e bënë të pavlefshëm reagimin me gol të kroatëve me Ivan Perishiç.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme